I burgosuri për përdhunim merr leje 5 ditore dhe përdhunon një femër tjetër

53

tollia1Një shtetas i dënuar me 12 vjet burg, ka përfituar nga një leje shpërblyese për të kryer përdhunimin e radhës,  sipas  të përditshmes Gazeta Shqiptare. Kjo gazetë shkruan sot Arben Tollia, i cili pretendonte vite më parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte pasur 370 të dashura, është denoncuar dy muaj më parë nga një 30-vjeçare për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Në kallëzimin para prokurorisë, vajza është shprehur se me Arben Tollinë është njohur përmes “Facebook-ut” dhe ai i është prezantuar si djalë i ri, që jetonte si emigrant jashtë vendit, metodë të cilën ai e ka ndjekur dhe më herët.

Pas disa muajsh komunikimi virtual me vajzën, Tollia ka siguruar një leje nga burgu dhe ka kërkuar takim me 30-vjeçaren. Koha që vajza pretendon se është përdhunuar, përkon me kohën që Tollia ishte me leje shpërblyese jashtë hekurave të burgut. Por, për shkak të tërheqjes së denoncimit nga vajza, prokuroria është detyruar që konform ligjit të mbyllë hetimet – shkruan GSH