Hamza Hatika lë Shqipërinë, jam kërcënuar shumë herë

71

hamza hatiikaFotografi Hamza Hatika nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook se për shkak të kërcënimeve të bëra nga politikanët gjatë punës së tij ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe të kërkoi azil politik. Ne nje status ne rrjetin social Facebook ai le nje shkrim “lamtumire” per miqte e tij ku sqaron edhe arsyet e largimit nga Shqiperia, megjithate nuk ben te ditur se ne cilin shtet do te kerkoje azilin politik.

Ja shkrimi në Facebook:

“Të dashur miq, të afërm, kolegë si dhe bashkpunëtorë prej 11-vitesh në masmedia, kësaj radhe nuk do të jem më në parlament dhe askund tjetër…?!
Arsyeja është fare e thjeshtë për tu shpjeguar, por shumë e vështirë për tu kuptuar për mua që po e përjetoj këtë ndjesi me familien time shumë larg.
Për ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë arsyen e këtij largimi, për ju që pak më njihni do ta mësoni nga reagimet e miqve të mi ku punojnë, apo edhe në rrjetet sociale.

Të gjitha i kam duruar dhe kaluar me nënqeshje ose me kurajon time, por vjet pasi humba djalin pas dhunës në parlament dhe kërcënimeve pa fund, bllokimit të portalit kurajo.org, si edhe sulmeve ne rrjetin social fb, në tel apo edhe këshillat e disa kolegëve për heshtje, ofrime pune apo projektesh vendosa të largohem pa kthim, deri në një vendim të gjykatës ndaj kërkesës time për azil politik.  Aty më nuk jetohet dhe nuk lejohet për të punuar ndershëm, por vetem për ti shërbyer politikës dhe qeverisë.
Kjo për mua nuk konceptohet kurrë.

Ne përsëri presim një djalë që lind dashtë fati dhe zoti po në ditën që edhe humba tjetrin, por unë nuk besoj më tek asnjë premtim për paqe e liri jete apo edhe profesioni, aty flitet vetëm për atentate, për vrasje, tritole e shpërthime, ku gjykatat luajnë më gjakun e viktimave, ky është fatalitet.

Dhe vjen një moment që njeriu thotë i bindur se kam një jetë dhe fëmijët e mi të cilët meritojnë të jetojnë të lirë, qoftë edhe larg atdheut u dashka sakrifikuar në inekstermis e meritojnë vujatjen larg Tij.

Jam shumë i lumtur që si OJF, nuk kam fituar asnjë project, me konto bankare zero dhe gjithçka që kam bërë ka pasur primare vetëm profesionin, ndryshe nuk kishte pse të përfundoja dyerve të evropës sikurse turmat pa fund që ndesha në rrugëtimin tim të trishtë.

Larg jush kam vetëm një merak, më shkruani kur jam gabuar apo ju kam mashtruar, shitur apo servilosur politikës mbi emrin e shenjtë dhe profesionin e gazetarit, për këtë ju përgjërohem ta bëni sinqerisht, pasi më ndihmoni ndërgjegjen që po më gjykon kaq shumë larg jush.