Greqia nuk duhet të ishte në Euro

53

euroDuke folur para 1000 mbeshtetesve te saj Merkel ka deklaruar se Greqia nuk duhet te hynte ne euro ne 2001, por kancelari Shreder e pranoi kete fakt dhe dobesoi Paktin e Stabilitetit.

Kjo ka qene pikenisja e problemeve qe perballojme sot -ka theksuar Merkel duke perseritur se deshiron te shohe nje monedhe te fuqishme europiane,por kjo do te vije nepermjet reformave te dhimbshme per vendet problematike si Greqia.

Ndersa ceshtja e Greqise dhe e borxhit te saj diskutohen pothuajse çdo dite ne fushaten elektorale disa jave para zgjedhjeve ne Gjermani duke shkaktuar replika te ashpra ne se duhet te vazhdoje apo jo Berlini t’i jape ndihme financiare Athines, industrialistet gjermane kane propozuar si garanci per pagesen e borxhit pasurite shteterore te Greqise.

Dhoma e Industrialisteve ka kerkuar qe perderisa ne Greqi ekziston nje pasuri shteterore me vlere prej miliarda eurosh, si biznese ne sektorin e energjise, porte, aeroporte dhe pasuri te tjera te paluajtshme, ato mund te sherbejne si garanci, ne rast se Greqia nuk do te jete ne gjendje te paguaje borxhet e saj. Propozimi i tyre ndaj znj Merkel qe ka shprehur hapur mbeshtetjen e saj tek kryeministri Samaras, vjen vetem dy dite pasi ne shtypin grek eshte publikuar plani i fshehte i trojkes, ne nje raport te eksperteve te saj,per kalimin e te drejtave te shitjes dhe vleresimit te pasurise shteterore te Greqise nga organizmi shteteror i krijuar per kete qellim, tek specialistet e huaj te Mekanizmit te Stabilitetit Europian.