Presidenti Nishani do të takojë kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin në orën 10:00, më pas në orën 11:00 është parashikuar takimi me Edi Palokën, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, dhe më pas rreth orës 12:00 do të takojë kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin.
Pak ditë më parë presidenti Nishani bëri publike edhe listën me emrat e kandidatëve. Kështu për anëtar të Gjykatës së Lartë kandidojnë: Alaudin Malaj, Astrit Kalaja, Entela Prifti, Fatos Qato, Luan Dervishi, Sokol Ngresi. Të gjithë emrat e lartpërmendur vijnë nga radhët e gjyqësorit.
Ndërsa nga radhët e juristëve janë: Adnor Shameti, Ermir Dobjani, Genti Shala, Gjet Kola, Ilir Panda, Luan Daci, Pranvera Strakosha, Prel Martini, Rexhep Bekteshi, Sokol Sadushi dhe Shpëtime Pitaku.