Forcimi i kapaciteteve të Administratës, MIE rol koordinues për trajnimet

17

milena haritoNë kuadër të iniciativës për forcimin e kapaciteteve të Administratës Publike, muajt në vijim në të gjitha institucionet do të zhvillohen trajnime me grupet e përzgjedhura.

Burime nga Ministria e Integrimit Evropian theksojnë se kjo ministri do të ketë rol koordinues në këtë  nismë  duke monitoruar të gjitha aspektet e  këtyre trajnimeve lidhur me direktivat dhe standardet për integrim.

Sipas MIE, për të diskutuar më gjerësisht për këtëiniciativë, Kryeministri Edi Rama, me mbështetjen e ministres së MIE, Klajda Gjosha dhe ministres së Inovacionit dhe Administratës  Milena Harito, organizoi një takim në sallën e Hartave në Kryeministri.

Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e ambasadorëve të huaj në Shqipëri, të gjithë trajnerëve TOT të përzgjedhur nga institucionet respektive dhe ekspertëve të huaj përzgjedhur për këtë qëllim.