Informacione të Snowden në duart e rusëve

60

USAZyrtarë të Kongresit amerikan njoftuan sot se disa dokumente konfidenciale ushtarake, të vjedhura nga Edward Snowden posedohen tashmë nga Rusia, vendstrehimi i tij që nga vera e kaluar.
“95 për qind e informacioneve të marra janë të fushës ushtarake, informacione si në planin taktik dhe atë strategjik, që sipas informacioneve tona ndodhen në duart e rusëve”, bëri të ditur Mike Rogers, kryetari republikan i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Parlamentari citon si provë një raport konfidencial të Pentagonit që kryen inventarizimin e dokumenteve të marra nga Edward Snowden, një ish-këshilltar i agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane NSA. Raporti nuk është bërë publik, por sipas Mike Rogers, analistët e qeverisë amerikane besojnë se të gjitha ose një pjesë e informacioneve mund të jenë aktualisht në zotërimin e shërbimeve të zbulimit rus”.
“Çështja nuk është nëse ndodhet apo jo aktualisht nën ndikimin e shërbimeve sekrete ruse, e gjithë bota është e vetëdijshme që po”, shtoi ai. Çështja kryesore është të dimë se kur ka nisur ky fenomen