Burimet raportojnë se nga shpërthimi, është shkatërruar gjysma e lokalit, por fatmirësisht në të nuk ka asnjë person të lënduar.
Bëhet me dije se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale të objektit, i cili është në pronësi të shtetasit, Besnik Xhepi.
Sapo janë informuar për situatën, autoritetet lokale janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.
Autorët e implikuar në këtë situatë nuk janë bërë ende me dije, deri më tani të pa zbuluara janë edhe arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në lokal.
Megjithatë, dyshimet për një konflikt interesi mes palësh janë të mundshme. Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të situatës dhe identifikimin e personave të implikuar në këtë ngjarje.