

Zyrtarët amerikanë thonë se prokurorët federalë kanë ngritur akuza për spiunazh kundër Edward Snowden, i cili nxori dokumenta sekretë për një program amerikan përgjimi.
Zyrtarët thonë se Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve në Hong Kong të ndalin Snowdenin, në bazë të një urdhër arresti. Edward Snowden mbërriti para pak kohësh në Hong Kong, pasi u largua nga puna si kontraktor për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare me një numër dokumentash sekretë.
Zyrtarët amerikanë thanë për shtypin se prokurorët kanë ngritur akt-padi kundër Snowdenit në shtetin e Virxhinias. Në komentet në kushte anonimiteti, ata thanë se akt-padia përfshin akuza për spiunazh, vjedhje dhe transferim të pronës shtetërore.
Dokumentat që Snowden i dorëzoi medias tregojnë se agjenci amerikane të zbulimit grumbullojnë të dhëna të tabulateve telefonike dhe përdorimit të internetit nga brenda Amerikës dhe në botë./VOA/