Ministri i Financave Janis Sturnaras , të cilin kryeministri Antonis Samaras e ka mbështetur në mënyrë të përsëritur pavarësisht kritikave në rritje nga shumë deputetë të koalicionit thotë se do të përfundojë raundin e ardhshëm të reformave ekonomike përpara një samitit të Eurogrupit më 27 janar.
“Greqia nuk mund të mbajnë presidencën e BE dhe të ketë çështje të pazgjidhura me troikën ” tha Sturnaras duke bërë thirrje që çështjet e mbetura pezull me Trojkën duhët të mbyllen. Nëse Greqia merr këstin e ardhshëm të fondeve të shpëtimit, një shumë prej 4.9 miliardë euro atëherë kjo do të jetë një stimul i fortë për drejtimin e presidencës së BE-së në të kundertët presideca greke do të ketë shumë vështirësi.
Shumë analistë shprehin dyshime për aftesinë e Athinës të drejtojë presidencën e BE, pasi Greqia ende nuk ka zgjidhur problemet e veta e më pas të merret me ato të BE-së.