Disa kuriozitete mbi arin

104

oroËshtë metali më i çmuar dhe të gjitha shtetet e botës e kanë përdorur gjithmonë për këmbimet valutore. Sasitë e rezervave të tij bëjnë ndryshimin midis një ekonomie të fuqishme dhe të dobët. Shpeshherë është bërë mollë sherri dhe ka krijuar konflikte. Për të është derdhur gjak dhe ka shkaktuar lakmi të pafundme. Të gjithë e duan dhe e ëndërrojnë. Ari. Kallëpet e tij janë kthyer në simbolin e pasurisë dhe të pushtetit. Për sundimtarët më antik, diktaturat e deri tek demokracitë e sotme liberale, është shndërruar në armën më të fortë dhe e kanë përdorur për të gjitha qëllimet e mundshme. Ka qenë gjithmonë benzina që ushqente motorët e zhvillimit dhe pesha e tij shpeshherë ka qenë më e rëndë se ç’duket dhe ka vendosur fatin e shumë luftërave, duke bërë që shigjeta e peshores të anojë andej prej nga janë derdhur edhe sasitë më të mëdha. Më poshtë po iu rendisim 20 fakte që ju nuk i keni ditur mbi arin.

1. Ari apo floriri është një element kimik me simbolin Au (nga latinishtja aurum) dhe numrin atomik 79. Ari ka me shekuj që përdoret si monedhë, bizhuteri, dhe ne vepra arti. Ari është përcjellësi më i mirë i elektricitetit dhe nxehtësisë. Ari gjithashtu vlerësohet për aftësinë e tij për tu mos u ndryshkur me kalimin e kohës. Ari ka ngjyre te verdhe te shndritshme qe ka marrë emrin e saj, ngjyrë ari.

2. Ari me siguri është metali i parë që është punuar nga njeriu prehistorik. Objektet dekorative prej ari të gjetura në Bullgari datojnë që në vitin 4000 para Krishtit, prandaj epoka e arit përkon me epokën e gurit.

3. Në shekullin e 7-të para Krishtit dentistët në Itali përdornin tela ari për të ngjitur dhëmbë fallco dhe filluan t’i mbushnin dhëmbët me ar që në shekullin e 16-të.

4. Kur spanjollët zbritën në Peru në vitin 1532, Perandoria Incan kishte një prej koleksioneve më të mëdha të arit të grumbulluar. Kur mbreti Atahuallpa u zu rob nga pushtuesit, ai ofroi si haraç ta mbushte një dhomë të stërmadhe plot me ar. Spanjollët e vranë gjithsesi.

5. Fjala asteke për ar është “teocuitlatl, e cila do të thotë “sekretimi i perëndive.

6. Conrad Reed gjeti një copë të madhe ari në fermën e babit në North Carolina në vitin 1799, zbulimi i parë i dokumentuar i arit në Shtetet e Bashkuara. Ata e kanë përdorur shkëmbin si pengesë derë për tre vite para se argjendari i vendit ta identifikonte.

7. Babai i Reed ia shiti argjendarit për 3.50 dollarë, më pak se një e mijta e vlerës së vërtetë. Në ditët e sotme ajo copë ari vlen më shumë se 100 mijë dollarë. Reed është i pari që hapi minierën e parë tregtare të arit në SHBA.

8. Në kundërshtim me ato që keni dëgjuar nga James Bond në filmin “Goldfinder”, “asfiksimi i lëkurës” nuk ekziston. Por stafi i filmin nuk e dinte këtë. Kur ata lyen aktoren Shirley Eaton me bojë ari, ata i lanë një pjesë të vogël në bark, nga frika se mund të mbytej.

9. Ari është jashtëzakonisht i farkëtueshëm dhe i punueshëm. Vetëm 30 gram ar mund të shndërrohet në një fletë të tejdukshme me trashësi një e pesëmilionta e një centimetri. E njëjta sasi mund të shndërrohet në një tel 50 milje të gjatë me një trashësi sa një e dhjeta e flokut të njeriut.

10. Metali është gjithashtu i pashkatërrueshëm dhe ka fituar vlerë në histori, prandaj njerëzit e kanë ricikluar. Rreth 85 për qind e arit të gjetur ende përdoret dhe sot.

11. Fletë ari është mbështjellë rreth moduleve lunore të zbritjes për t’i mbrojtur astronautët nga radioaktiviteti. Një film i hollë ari mbi ballin e tyre ende përdoret për t’ua mbrojtur sytë nga shkëlqimi.

12. Për më shumë se 70 vite, trajtimi standard për artritin reumatik ishin gjilpëra prej ari të lëngshëm, të cilat nuk lejonin irritimin. Doktorët ende nuk e dinë se pse.

13. Kërkimi i alkimistëve për të ndryshuar metalet bazë në ari është arritur deri në një farë mase në reaktorët bërthamor sovjetik, ku radioaktiviteti transformoi disa bërthama në ar.

14. Ari është i gjelbër. Dritaret në disa ndërtesa janë të veshur me ar për të ndihmuar reflektimin e diellit në verë dhe ruajtjen e nxehtësisë në dimër.

15. Mënyra për ta nxjerrë metalin nuk është kaq e gjelbër. Minat e arit përhapin cianik në ujë, nitrogjen dhe oksid sulfurik në ajër. Në vitin 2000, një mbetje cianiku në një minierë në Rumani ndoti burimin nga pinin 2.5 milionë njerëz.

16. Shkencëtarët australianë kanë zbuluar mikroorganizma që “hanë” sasi ari brenda shkëmbinjve dhe më pas i depozitojnë ato në copa të mëdha. Kompanitë e minierave kërkojnë të përdorin diçka tjetër në vend të cianikut për ta nxjerrë arin nga miniera, pra një mënyrë më pak dëmtuese për mjedisin.

17. Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha në botë të arit. Por nëse llogariten edhe zbukurimet, India ia merr titullin, pasi 20 për qind e arit dekorativ të përdorur në botë ndodhet në Indi.

18. Rezervuarët më të mëdhenj të arit në sipërfaqen e tokës, rreth 10 miliardë ton, ndodhen në oqeane. Për fat të keq, nuk ekziston asnjë mënyrë praktike për ta nxjerrë.

19. Kjo sasi është një thërrime rëre në krahasim me sasinë e arit që gjendet në hapësirë. Në vitin 1999, anija kozmike “NEAR” tregoi se një asteroid i vetëm, “Eros”, përmbante më shumë ar nga sa është gjetur në Tokë.

20. Lajmi i fundit është edhe më i keq. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta tërhequr edhe arin e hapësirës

*Marre nga “Tirana Observer”