Dibra: Nuk do të rriten tarifat e studentëve

87

fakulteti-filologjik-universiteti-i-TiranesKlodeta Dibra, një ndër kandidatet për Rektore të Universitetit të Tiranës ka prezantuar platformën e saj dhe pikat kyçe të programit për insitucionet e arsimit të lartë. Znj.Dibra shprehet se nëse fiton zgjedhjet do të moderojë tarifat e studentëve por nuk do të ketë rritje të tyre. Kandidatja për Rektore ngre shqetësimin se drejtuesit aktual të Universitetit kanë abuzuar me financat, paratë e nga tarifat e studimit nuk janë kthyer në investime.
Në garën e nisur për drejtuesit e Universiteteve, Klodeta Dibra, pretenduese për Rektore e Universitetit të Tiranës po prezanton platformën e saj në nivel akademik dhe me grupet e interesit.
Një nga diskutimet më të mëdha për studentët dhe akademikët në dy vitet e fundit kanë qenë rritja e tarifave të studimit, kundërshtimi i të cilave u shoqërua me protesta dhe bojkotim të mësimit.
Znj.Dibra, nëse do të zgjidhet me 20 prill si Rektore do të nisë punën e saj nga kjo çështje, duke mos rritur tarifat e studentëve.