

Filmi i ri i Martin Scorsese “The Wolf Of Wall Street” ka si personazh kryesor aktorin e famshëm 39 vjeçar, Leonardo Di Caprio, në rolin e një agjenti të korruptuar burse.
Xhirimet janë kryer nën drejtimin e Martin Scorsese, i cili siç shfaqet edhe ne foto, instrukton gjatë gjithë kohës personazhet kryesorë, mbi skenat e ndryshme që luhen.
Ndonëse i gjatë për më shumë se tre orë, filmi është shkurtuar në 2 orë e 59 minuta dhe ngelet gjithsesi, filmi më i gjatë i Martin Scorsese, duke tejkaluar filmin e famshëm ‘Casino’ vetëm me një minutë.
Filmi që bazohet në kujtimet e Jordan Belfort, pritet të dalë në kinema më 25 dhjetor.

















