Dëshmitari i CEZ-DIA publikon intervistën e bujshme të gruas së Kastriot Ismailajt: ja politikanët e lartë që kanë lidhje me burrin tim

93

Dëshmitari i njohur i aferës CEZ-DIA, Romeo Kara, ka publikuar tre video, bashkëbisedim të gazetarit Fatos Mahmutaj me gruan e kreun e DIA-s, Vojsava Ismailaj, e cila bën deklaratë të bujshme dhe flet për marrëdhëniet e bashkëshortit të saj Kastriot Ismailaj me emra të lartë të politikës shqiptare.

Videot janë një bashkëbisedim bruto që gazetari Fatos Mahmutaj ka zhvilluar në një hotel në Vjenë me Vojsava Ismailajn, një vit më parë.

Në këtë bashkëbisedim, znj. Ismailaj deklaron se kërkon hetim të plotë për aferën CEZ-DIA dhe sipas saj Prokuroria dhe gjykatat aktuale nuk janë të pavarura.

Znj. Ismailaj përmend miqësinë e afërt të familjes së Presidenit Ilir Meta me Kastriot Ismailaj, ndërkohë që ka deklaruar se i shoqi i saj ka qenë ai që ka kryer kontaktet me kompaninë CEZ me kërkesë të Ilir Metës.

Znj. Ismailaj, thekson gjithashtu se i shoqi ka financuar disa herë fushatat elektorale dhe është përdorur nga politika për lidhjet e tij.

Bashkëshortja e Ismailajt, ndërkaq përmend edhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla në intervistën e saj ku thekson se i biri i Prokurorit të Përgjithshëm i ka thënë djalit të Kastriot e Vojsava Ismailajt që janë në një klasë se “babi im do ta dënojë babin tat”.

Bën përshtypje fakti që dëshmitari i CEZ, Romeo Kara, i ka hedhur videot e Ismailajt pikërisht në këtë kohë kur po flitet gjithnjë e më shumë për “dosje të rënda” ndaj politikanëve.

Një tjetër fakt që të bën përshtypje është se Romeo Kara, pas publikimit të videove, ku ka bërë edhe një postim, thekson se pret që të zbardhet afera e plotë e çështjes CEZ-DIA.

Por menjëherë pas publikimit të videove dhe postimit, Romeo Kara ka publikuar disa foto me familjen e tij që janë shkrepur në kryeqendrën e Bashkimit Europian, Bruksel. A është sinjal se Kara është larguar nga Shqipëria pasi ka pasur kërcënim?

Ja postimi i Romeo Kara:

“Te nderuar Miq,

Ju uroj shikim te kendshem, me qetesi dhe dashuri, tre videove te ndryshme te se njejtes interviste, te cilen gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, ia dha me 12 shkurt 2016, ne nje hotel te Vienes, gazetarit investigativ Fatos Mahmutaj, ku ajo prononcohet qarte lidhur me natyren korruptive te kontrates DIA-CEZ, si dhe rolin e Ilir Metes ne kete afere.

Videot, jane nje material bruto i paperpunuar, ne baze te se cilit,, u botua nje interviste e shkruar ne internet, disa muaj me pare, po nga gazetari Mahmutaj.

Nuk besoj se ekspertet inkompetente te videos Prifti, te thone perseri se videot jane te trukuara.

Videot jane postuar nga une vetem pak minuta me pare”.

Më poshtë videot e intervistës së Fatos Mahmutaj me Vojsava Ismailajn. /tesheshi.com/
video
Video 2
video3