Denisa Nela shqiptarja që synon pushtetin lokal në Belgjikë

124

Brukseli është një vend ku qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar, në kërkim të një jete më të mirë.

Me shumë punë, përkushtim dhe vizion, shumë shqiptarë kanë mundur që të mos mbeten thjeshtë “emigrantë”, por janë integruar duke kontribuuar për zhvillimin e mëtejshëm, përmes arsimimit që kanë marë atje.

I tillë është edhe rasti i Denisës, një vajze me origjinë nga Kukësi, por që prej vitesh jeton bashkë me familjen e saj në Belgjikë.

Denisa Nela, aktualisht është 24-vjeçare, ajo ka studiuar për Ekonomi-Financë dhe po përfundon edhe specializimin për Fiskalitet.

Denisa aktualisht punon në zyrën e financave në një Organizatë ndërkombëtare. Fokusi saj është në: Menaxhimin e burimeve njerëzore, lëvizshmërinë, biznesi e organizimi si dhe mirëqenia e kafshëve.

Duke parë formimin e saj, mbështetjen nga familja por edhe komuniteti i zonës, ajo ka vendosur që të garojë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen shumë shpejt në Bruksel, për pozicionin e këshilltares bashkiake, në partinë Fronti Demokratik Frankofon.

E kontaktuar nga Ekonomix.al, Denisa thotë, se nuk është aspak e lehtë që një shqiptare të garojë në një garë në Belgjikë, por se ajo synon që ëtë ndihmojë komunitetin belg, por edhe atë shqiptar.

“Absolutisht nuk është e letë, madje do të thoja shumë e vështirë. Por, Belgjika për mua dhe familjen time ka qenë dhe mbetet një vend që vlerëson gjithsecilin, për atë që përfaqëson. Ne si shumë shqiptarë të tjerë, jemi integruar shumë mirë në Belgjikë dhe mundohemi të kontribuojmë për këtë vend, pasi këtu jemi arsimuar” thotë Denisa.

E pyetur, se çfarë ajo zotohet, se do të realizojë, nëse fiton garën për në Këshillin Bashkiak, ku renditet e 8-ta në listën shumëemërore, Denisa thotë:


“Unë jam zotuar të dëgjoj bashkëqytetarët për të parë se çfarë i bën ata të ndihen të sigurt në qytetin tonë. Të shqyrtoj mundësitë e sinergjive të mundshme që do t’u mundësojnë aktorëve tanë ekonomikë dhe sportivë të përfitojnë nga roli i kapitalit evropian që i atribuohet qytetit tonë.

Nga ana tjetër, jam zotuar për të mbrojtur zbatimin e një plani të përgjithshëm të caktimit të punës për të përmirësuar lëvizshmërinë si në qytet dhe në rajon. Unë marr përsipër të shqyrtoj dhe kontrolloj bilancet, buxhetet dhe llogaritë e organizatave të varura në qytet dhe të informoj shokët e mi dhe bashkëqytetarët tanë. Unë premtoj të dëgjoj tregtarët tanë, për të parë së bashku atë që mund të bëjmë për të përmirësuar qytetin tonë”.

Denisa si një vajzë e re dhe me vizion ndryshe, ka vendosur edhe prioritetet e saj, se çfarë mund të bëjë ajo për Belgjikën, vendin që e strehoi dhe e edukoi.

Prioritetet e mia për Brukselin janë të qarta: Siguria në mënyrë që të gjithë dhe çdo njeri, pavarësisht nga mënyra e tij e jetës, mund të ndjehen të sigurtë. Brukselin dua të kontribuoj që ta kthej në kryeqytetin e Evropës në mënyrë që të gjithë të përfitojnë nga mundësitë e jashtëzakonshme të funksionit.

Synoj menaxhim rigoroz për të siguruar që punët publike menaxhohen në mënyrë profesionale dhe me një baba të mirë në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, ofrimin e lëvizshmërisë, në mënyrë që të gjithë të lëvizin shpejt, të qetë dhe me efikasitet në qytet. Por nuk dua të lë pas edhe tregtarët, në mënyrë që tregtarët tanë të gjejnë një ambient të favorshëm për zhvillimin e tyre, sepse ata janë ata që e bëjnë prosperitetin dhe kënaqësinë e qytetit tonë” thotë Denisa.
Flutura Tota, Ekonomix.al