Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar janë :
1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore
Dje kryesia e Partisë Socialiste lajmëroi nëpërmjet Elisa Spiropalit shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve për mospërmbushje të objektivave dhe për shkëputje nga territori.
Kryesia gjithashtu i kërkoi drejtuesve politikë të qarqeve të jenë më prezent në territoret lokale që mbulojnë, sidomos në territoret ku qeverisin demokratët.
Verdikti për fatin e këtyre drejtuesve socialistë është në dorë të drejtuesve politikë të qarkut, të cilët do duhet të bëjnë edhe një analizë më të thelluar për të nxjerrë shkaqet e këtyre rezultateve.