Seanca e sotme ishte caktuar që më datë 10 mars, ku u vendos shtyrja për ditën e sotme. Gjika dhe shtatë të pandehur të tjerë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe ndërtim pa leje.
Në seancën e kaluar avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pushimin e çështjes me argumentimin se prokuroria ka shkelur afatet e hetimit, duke shkelur kësisoj ligjin e duke e bërë procesin e hetimin nul.