Cani: Shlyerja e borxhit ndaj biznesit, detyrë parësore e qeverisë

67

59048Ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë një takimi që Ministria e Ekonomisë organizoi me përfaqësues të biznesit vendas, deklaroi se shlyerja e pagesave të vonuara ndaj biznesit do të realizohet me Komunitetin Ndërkombëtar, FMB,BB, etj. Ai u shfaq optimist, se në një periudhë afatmesme, ekonomia shqiptare do të mund t’i kthehet ritmeve normale të zhvillimit të saj.

Niveli i borxhit pritet të arrijë në fund të vitit 68 për qind. Për vende si Shqipëria do të ishte mirë të ishte 40 për qind. Shlyerjen e pagesave të vonuara ndaj biznesit po mundohemi ta realizojmë me komunitetin ndërkombëtar, FMB, BB etj. Ne nuk do ta cenojmë tregun financiar vendas, duke i lënë të lira bankat. 24 për qind është niveli i kredive të këqija, detyra parësore e qeverisë është shlyerja e detyrimeve tona ndaj biznesit, në mënyrë që ky i fundit të rikthejë marrëdhëniet me bankat.

Duke pasur në krah FMN dhe BB, ne kemi besimin se do ta kapërcejmë situatën e vështirë. Në afat të mesëm, ekonomia shqiptare do t’u kthehet ritmeve normale të zhvillimit të saj. Me t’u finalizuar projektbuxheti i vitit 2014, ne do të jemi në kontakt me biznesin, për të biseduar se ku duam të shkojmë”,- tha Cani.