Cani: Qeveria e sheh të domosdoshme reformën në energji dhe pensione

54

SHKELQIM CANIMinstri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria i sheh të domosdoshme reformën në sistemin e energjisë dhe atë të pensioneve, që sipas tij, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga Banka Botërore për prezantimin e raportit mbi rishikimin e financave publike, Cani theksoi se asnjë rregull fiskal nuk do të ishte i mjaftueshëm madje do të ishte i pazbatueshëm nëse nuk adresohen disa probleme më akute që rëndojnë sot në mënyrë shqetësuese financat publike.

Kam fjalën, tha ai, për sektorin e energjisë dhe skemën e pensioneve dhe që në raport tha ai trajtohen gjerësisht dhe kanë qënë pjesë e debateve dhe diskutimeve të vazhdueshme.
Ministri deklaroi se reforma në sektorin e energjisë është një reformë e cila nis e mbaron me energjinë, por në fakt është një problem thelbësor me financat publike.
Cani informoi se bashkë me Bankën Botërore po studiohen disa alternativa për t’i dhënë zgjidhje dhe se do të prezantohen shumë shpejt.
Sa i takon reformave që lidhen me pensionet, Cani tha se kjo reformë kërkon zgjidhje sot, pasi sipas tij, buxheti paguan shumë për këtë skemë dhe na duhet t’i japim një zgjdhje sa më të shpejtë por edhe përfundimtare kësaj çështjeje.

Qeveria, tha Cani, është e angazhuar për t’i kthyer këta dy sektorë por edhe sektorë të tjerë si ai i shëndetësisë dhe arsimit në shërbim të biznesit dhe publikurt pa rrezikuar financat publike.

Cani theksoi se mënyra më efiçente për të arritur konsolidimin fiskal në afat të shkurtër dhe të mesëm është zgjerimi i barrës së taksave duke ruajtur apo rritur nivelin e shpenzimeve publike është mënyra më e mirë.

Politika fiskale e qeverisë, sipas ministrit Cani, synon zgjerimin e hapësirës fiskale për të mbështetur sektorët prioritare të ekonomisë.

“Shqipëria karakterizohet ndër vendet me qeveri të vogla, megjithatë përmbajtja e një qeveria të vogël dhe nevoja për të mbështetur zhvillimin ekonomik shtrojnë dilemën në zgjidhje të sa më shumë shpenzimeve në favor të rritjes ekonomike”, tha Cani.
Çështje të rëndësishme, ministri i Financave, cilësoi edhe rritjen e efiçencës së shpenzimeve publike. ” Përdorimi i fondeve publike sa më me efikasitet do të marrë një trajtë të re për arsye se së bashku me Bankën Botërore po shihen disa rrugë për të rritur efiçensën e fondeve publike. Këtu mund të përmendet sektori i transporteve, si një sektor vital dhe që merr shumë para nga buxheti i shtetit për të cilin bashkë me BB-në po kërkojmë mënyra më të mira të menaxhimit. Qeveria nuk do të lejojë më çeljen e objekteve të reja pa patur paratë e mjaftueshme në buxhetet afatmesme të çdo ministrie, e në veçanti atë të Infrastrukturës”, deklaroi kreu i financave publike, Cani.
Një problem i dytë, theksoi Cani, është mbajtja dhe ruajtja nga degradimi i stokut të infrastrukturës rrugore. “Kërkohet një ridimensionim në shpenzimet e buxhetit, në atë që do të hapim hapësira më shumë për rrugë të reja, apo do të shohim hapjen e rrugëve të reja në varësi të shpenzimeve të mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese.

Në raportin e BB ka rekomandime të vlefshme për ribalancimin e shpenzimeve në këtë sektor”, nënvizoi ministri Cani.
Cani u ndal edhe në një tjetër politikë të qeverisë që ishte ajo e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura biznesit. Sipas tij, llogariten 720 milionë leke si fatura të papaguara