Bushati: Evropa s’duhet të injorojë sfidat e Ballkanit Perëndimor

75

Ditmir-BushatiMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në  Uashington.

Në konferencën e Këshillit të Atlantikut, ministri deklaroi se, as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.

Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, në këtë aktivitet, morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, si dhe ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO.

Shqetësimet që u ngritën në këtë këshill, kishin të bënin me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë, si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.

“Në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”, – tha ministri.