Braçe: Berisha po bën krim me financat publike

60

erion-brace-lsa_1Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar sot sërish në lidhje me gjendjen financiare që po kalon vendi. Ai ka akuzuar kryeministrin Berisha, se po bën krim me financat publike dhe se në arkën e shtetit mungojnë mbi 170 milionë dollarë.

Sali Berisha po bën krim me financat publike. Më shqip: Po bën krim me arkën e shtetit të shqiptarëve! Nuk po arkëton në të, po shpenzon gjithnjë e më shumë prej saj! Mungojnë shumë para! Shikoni, e kam thënë edhe diku tjetër këtë fakt: Në qershor 2005, ne muajin e fushates, plani i arkëtimit të të ardhurave ishte realizuar 103%. Në qershor 2013, në muajin e fushates, plani i arkëtimit të të ardhurave është realizuar nën 78%. Mungojnë mbi 170 milionë dollarë!”

Ky është dallimi! Poooor; Kjo është diferenca që dëshmon krimin me financat publike! Po po, është krim të mos arkëtosh detyrimet ligjore financiare! Drejtorët e Berishës, po e përsëris, të Berishës i ka emëruar ai personalisht; po konsumojnë krim!!

Të gjitha këto miliona që nuk po arkëtohen po i përfiton klientela politike e kësaj qeverie, por gjithkush duhet të dijë se detyrimet tatimore të paguara nuk fshihen, as falen, do arkëtohen me çdo kusht!”,- deklaron Braçe në rrjetin social Facebook.