Braçe ka deklaruar, se nëpërmjet këtyre koncensioneve, që i janë dhënë klientëve të pushtetit, vlera monetare e cila do të dalë nga xhepat e shqiptarëve, si taksë ndaj karburantit dhe si taksë doganore, llogaritet në 300 milionë euro, për 15 vitet e ardhshme. Ai thekson se, ky është pushteti ekonomik, me paratë e shqiptarëve, që kërkon të gëzojë në opozite “doktori i mundur”.
“Kryeministri “s.b” ishte i alarmuar dje nga angazhimi: prishje e kontratave koncesionare klienteliste e qe rrisin barren mbi shqiptaret!! Po perse kaq ne panik Agai”:
Ja perse: Behet fjale per dy kontrata koncesionare per sherbime te tilla: Ngjyrosje e karburanteve; Skanim i konteniereve dhe makinave te tjera ne pikat doganore.
I pari: eshte dhene vetem me nje “VKM”, vendim personal te “s.b” dhe, vendos: takse kombetare prej 7.3 dollare per 1000 litra, e cila do rrise cmimin e karburanteve dhe natyrisht shpenzimet e qytetareve!!!
20 milion dollare cdo vit per 10 vite kontrate!! 200 milion dollare ne total!!
Ky sherbim eshte me kosto fare minimale dhe natyrisht me taksen vendosur nga “s.b” Fitimet jane kolosale!!
I dyti: ka kaluar me nje ligj te kuvendit ne ditet e fundit te funksionimit te tij, para shperndarjes per efekt te zgjedhjeve, i propozuar personalisht nga “s.b” dhe, vendos:
Tarife kombetare jo per skanim te konteniereve dhe makinave te tjera, por tarife 39 euro pertej skanimit per cdo deklarate doganore!!
10-12 milion euro cdo vit per 15 vite kontrate!!
180 milion euro ne total!!
Te gjitha keto para do ti paguajne shqiptaret!! Pra: gati 300 milion dollare per 15 vite qe do ju merren shqiptareve, me vendim te “s.b” per interes te klienteve te tij ekonomik.
Ky eshte pushteti ekonomik, me parate e shqiptareve, qe kerkon te gezoje ne opozite “doktori i mundur” s.b!“,- ka deklaruar deputeti socialist Braçe.