Chelsea ka arritur të kualifikohet për në raundin e pestë të FA Cup.
Samuel Etoo i frymëzuar nga tregolëshi i javës së kaluar kundër Manchester United nuk arriti që të shënonte në minutat e para. Në minutën e 27-të mesfushori brazilian Oscar shënoi një gol mjaft të bukur pas një goditje dënimi. Pesë minuta para fundit të pjesës së parë Oskar tentoi sërish por fati nuk ishte me të pasi gjeti shtyllën.
Menjëherë pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës ishte Andre Schurrle ai që tronditi portën e kundërshtarëve me një tjetër shtyllë, ndërsa Chelsea vijonte të kërkonte golin e dyfishimit. Chelsea nuk mundi ta thellonte avantazhin por gjithsesi edhe fitorja 1-0 i mjafton për të avancuar.
Turi i pestë i FA Cup do të sjellë dy përballje mes katër konkurrentëve kryesorë për trofe. Manchester City do pres Çelsin, ndërsa Arsenali do përballet me Liverpoolin. Trajneri i Evertonit, Roberto Martinez do të takohet me një prej ish skuadrave të tij, Swansea, ndërsa Sunderland do të presë Southamptonit në ballafaqimin tjetër mes skuadrave nga Premierliga. Cardiff do të luaj kundër kampionëve në fuqi, Viganit, Hull Siti do të udhëtojë tek Brihton ndërsa Sheffield pret skuadrën nga Championship, Çarlton. Ndeshjet do të zhvillohen në fundjavën e 15-16 shkurtit. Por, dy duelet që veçohen nga gjithë të tjerat është përballja mes katër favoritëve për trofe, Man City – Chelsea, dhe Arsenal – Liverpool.