Blushi kritika dhe për qëndrimin diplomatik nga Shqipëria drejt Maqedonisë
Fjala e plote e Ben Blushit
Ben Blushi: Ditët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara me material diplomatik, që na ka përfshirë. E kam fjalën për efektet që la vizita e presidentit turk në Shqipëri. Nuk dua të flas për shijen e keqe që la ajo vizitë.
Por nuhatja më thotë se Shqipëria për një politikë të jashtme relativisht amatore nuk është sot në pozitat që duhet të ishte në rajon. Ka pozita më të dobëta.
Është në ditët e veta më të mira në raporte me Turqinë. Për shkak se janë bërë premtime që qeveria shqiptare nuk i mban dot, e që ndoshta s’do duhet t’i kishte bërë dhe është vendi këtu për të thënë që një nga gjërat që nuk më ka pëlqyer më shumë javën e kaluar është që i kemi kërkuar republikës së Turqisë të na ngrejë parlamentin e Shqipërisë.
A kemi ne sedër si komb, a mund të lejojmë ne që parlamentin tonë ta ndërtojë një shtet tjetër kushdo qoftë ai?
Nëse kemi 12 milionë euro të ndërtojmë një stadium në Shkodër, kemi 5 mln euro për një staudim në Elbasan, kemi 20 mln euro për të investuar në Durrës dhe s’paskemi ne 30 milionë euro për të bërë parlamentin e Shqipërisë dhe ta kërkojmë borxh tek Turqia apo Franca, apo te Gjermania nuk ka rëndësi.
Parlamenti i një vendi është simboli i sovranitetit.
Kur nuk je sovran nuk mund të kesh parlament. Dhe deri në vitin 1912 nuk kemi pasur parlament se nuk ishim vend sovran.
Parlamenti ynë ishte në Stamboll. E për çfarë duhet ta marrim borxh parlamentin ? Unë jam kundra kësaj. Të kërkojë borxh qeveria për çdo gjë, edhe për rrugë, edhe për energji, edhe për ujë por jo për parlament.
Për shkak të amatorizmit futemi në raporte që na nxjerrin më të dobët dhe ndoshta ky është rasti me Turqinë. Bëjmë premtime dhe kërkojmë gjëra që nuk duhet të kërkojmë.
…
“Mund të kishim një politikë të jashtme më të mirë, mund të kishim një vështrim strategjik. Qeveria ngatërron fishekzjarrin me dritën. Nuk mund të ngatërrohet. Politika jonë e jashtme nuk m und të jetë e mbushur me fishekzjarre. Mund të bëjmë politikë të jashtme duke i dhënë model rajonit, duke qenë shtet I fortë demokratik dhe ekonomikisht I vetëmjaftueshëm”
o.news