Një grua kërcënon se do të hidhet nga oxhaku i TEC-it në Kuçovë.
Nuk dihen shumë detaje lidhur me shkaqet që kanë nxitur këtë grua që të hipë që në orët e para të mëngjesit në oxhakun e TEC-it por dhe identiteti i gruas
Një grua kërcënon se do të hidhet nga oxhaku i TEC-it në Kuçovë.
Nuk dihen shumë detaje lidhur me shkaqet që kanë nxitur këtë grua që të hipë që në orët e para të mëngjesit në oxhakun e TEC-it por dhe identiteti i gruas
Duke e konsideruar të dyshuarin për sulmin terrorist në një Nju Jork si “një kafshë”, Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se do t’i kërkojë Kongresit t’i japë fund programit të Lotarisë Amerikane për emigracionit.
Turmp “fajësoi” këtë program për lejimin e Sayfullo Saipov të hynte në Shtetet e Bashkuara.
“Unë jam duke filluar procesin e ndërprerjes së programit të lotarisë së diversitetit”, tha Trump në një mbledhje të Kabinetit. Unë do t’i kërkoj Kongresit që të fillojë menjëherë punën për të hequr qafe këtë program, diversitetin [sic] dhe lotarinë e diversitetit. Lotaria e shumëllojshmërisë. Nuk ka qenë diçka e mirë dhe ne jemi kundër”.
Trump tha se administrata e tij do të kërkonte t’i jepte fund asaj që ai e quajti “emigracioni zinxhir”, dhe insistoi për një “një program meritor, ku njerëzit hyjnë në vendin tonë në bazë të meritës”.
Komentet e Trump u bënë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi se do të vlerësonte dërgimin e Saipov në qendrën e ndalimit ushtarak në Gjirin e Guantanamos, Kubë, ndërsa ishte në pritje të gjykimit.
Saipov dyshohet si autori që me anë të një kamioni të marrë me qira, vrau tetë persona në Manhatanin e poshtëm.
Lotaria Amerikane hyri në fuqi në vitin 1995. Programi jep rreth 50 mijë viza çdo vit, kryesisht nga vendet ku emigrantët në SHBA janë të nën përfaqësuar dhe zakonisht “të bardhët”.
Nga sot, prefektja e re e Tiranës, është Suzana Jahollari.
Ajo është e para femër kolonele në Shqipëri, si dhe së fundmi lektore në Akademinë e Mbrojtjes.
Në prezantimin e saj, së bashku me 11 prefektët e tjerë të vendit, kryeministri Rama tha se Suzana Jahollari, ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.
Jahollari në një intervistë të mëparshme të sajën, ka treguar se gradën e lartë të Koloneles, e ka marrë shumë vështirësi.
“Më është dashur të thyej mentalitete e tabu në shumë drejtime. Megjithatë, nuk e përfundova afatin ligjor të mbajtjes së kësaj grade për 4 vjet, por vetëm një vit e gjysmë. Punë shumë dhe studim. Çdo gjë realizohet me mund e sakrificë, mentalitetet ndryshojnë, tabutë thyhen. Duhet të konkurrosh me vlerat e standardet që kërkon koha”, ka rrëfyer ajo.
Suzana, i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake një nga një, nga më e ulta, ajo e zv/komandantes dhe komandantes së kompanisë, deri në drejtore e drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe komandante.
Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë merr dosjen voluminoze prej 1800 faqe të grupit “Habilaj”, e përkthyer në gjuhën shqipe. Dosja e ardhur në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Katanias është përkthyer nga njerëzit e çertifikuar të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo ministri, më datë 25 tetor ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Dosja përmban të gjitha provat e përftuara në 4 vite hetime dhe përgjime që Prokuroria e Katanias ka mbledhur për organizatën italo-shqiptare.
Prokurorët në Shqipëri do ta përdorin këtë dosje për llogari të hetimeve të nisura për aktivitetin dhe lidhjet e mundshme të Habilajve, ndërsa po hetohet nga Tirana edhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Revista prestigjioze “WWD” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit shqiptar Edi Rama. David Moin e ka titulluar artikullin “Stili i pazakontë i kryeministrit shqiptar”, he e ka nisur këtë shkrim me atletet e famshme të Ramës në Samitin e Triestes. Sipas Ramës, lajmi kryesor i këtij Samiti, ishin pikërisht atletet e tij.
Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi.
Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez,” thotë Rama.
Gazetari shkruan për Ramën se nuk është aspak një kryetar shteti i zakonshëm. Ai gjithashtu përmend faktin se Edi Rama ka luajtur basketboll deri në moshën 27-vjeçare duke qenë pjesë e Kombëtares. Ne nuk kemi luajtur shumë sepse ishim një vend i izoluar.
E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit”, thotë Rama.
Rama ka folur edhe për kohën kur ka qenë ministër Kulture.
“Kur u bëra ministër i Kulturës, duhet të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk përqendrohesha dot për gjërat që thoshin.
Ishin takime që zgjasnin me orë dhe unë gjatë gjithë kohës vizatoja mbi fletët e vendimeve.
Por ministri i Arsimit që ulej afër meje, më tregoi pas disa kohësh koleksionin e tij të artit.
Pashë mes tyre dhe një koleksion me punimet e mia.
U habita. Ishte e trishtë që i kishte marrë.
I thashë asistentes sime që ky tipi më ka vjedhë artin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, kemi me tonelata këtu.
Në mënyrë private, ajo i kishte ruajtur gjërat. I thashë që të vazhdonte t’i mblidhte”, vijon Rama.
Në fund të intervistës, Rama bën edhe një zbulim interesant.
Ai thotë se kur të tërhiqet nga politika, do të dizenjojë rroba:
“Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks.
Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv.
Moderatori i emisionit ‘Top Story’, Sokol Balla ka menduar të zhvillojë një intervistë ndryshe me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është në akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesë e një grupi të trafikut të drogës.
Vetëm pak ditë më parë, prokuroria kërkoi arrestimin e tij, duke e akuzuar atë, si të përfshirë në trafikun e drogës nga vëllezërit ‘Habilaj’, njëri prej tyre i arrestuar në Itali.
Por, mazhoranca vendosi që të mos i japë autorizim prokurorisë për arrestim, ndërsa dha leje për kontroll banesa.
Oficerë të policisë gjyqësore bënë kontroll pak ditë më parë, ku ende nuk dihet se çfarë kanë marrë prej aty.
Ndërsa, mbrëmjen e sotme, Tahiri është intervistuar në shtëpinë e tij nga Balla.
Gjatë intervistës ai u pyet rreth vendimit të PS për përjashtimin PS, por Tahiri u përgjigj se nuk ka asnjë përjashtim. Vendimi i sqaruar nga selia rozë deri tani është “pezullim deri në zbardhjen e së vërtetës”.
Pjesë nga Intervista:
Si u ndjeve kur pe oficeret e policise gjyqesore ne shtepi?
Ndjesi e sikletshme por jo e e paparashikuar per mua pavaresisht se detyra gjithmone me ka bere te shikoja anen e atyre qe hynin ne shtepine e njeresve. Eshte procedurë goxha e vështirë. Kam kuptuar ata që janë ndierë disi të dhuunuar nga policia dhe i kam dhënë më shumë të drejtë atyre që në kohën kur më ankohesin i ngelizhoja pak por në këtë rast është e detyrueshme për të gjithe ata që janë në me të një sitaute siç jam unë.
Si e ka përjetuar familja?
Me stres goxha të madh s’ta përshkruar dot por po mundohem unë tu jap pak forcë se ndoshta askush nga ata s’ka menduar që të bësh politikë në Shqipëri ka edhe këto kosto.
Pse zgjodhe ti përfshish, nuk mendove ta lije jashtë familjen të përballeshe me akuzat e ndoshta edhe me prangat politike por ta lije familjen tënde jashtë?
Po hetohem, jam deputeti i vetëm të cilit policia i ka hyrë në zshtëpi për kontroll edhe pse në Shqipëri ka pasur polot raste ku akzuat kanë qenë shumë më reale. Askush s’e ka parë edhe shtëpinë pjesë të punës së prokurorisë duke hyrë brenda, sjam fshehur kurrë pas imunitetit dhe skam imunitet. as unë as cdo deputet i Kuvendit s’ka imunitet.
Javanews
Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka bërë disa deklarata tepër interesante i ftuar në emisionin “Thumb” në ABC news. Kastro ka folur për të kaluarën e tij ku edhe ka treguar për një dite pune që ka bërë dikur gjatë studimeve në Itali. Ai ka thënë se kur ishte në fakultet në Romë ka krasitur ullinj.
“Kam krastitur ullinj në vit të parë në fakultet në Romë, vetëm një ditë, rrogën e kisha 60 euro dita, ai na solli edhe një picë aty dhe nuk punova më”-ka thënë Kastro Zizo.
Sot Kastro Zizo konsiderohet një nga artistët shqiptar me repertorin më të pasur muzikor. /Opinion.al
Ish-ministri Saimir Tahiri feston sot 38-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e festuar në një situatë të tensionuar për shkak të dosjes “Habilaj”, dhe situatës ku ai është gjendur. Por, pavarësisht kësaj urimet për të kanë qenë të shumta, e ndërsa falënderon miqtë e tij, Tahiri dha edhe një mesazh. Ai ka postuar një spot të CNN mbi të vërtetën. Në të tregohet një mollë, e shkruhet se sado që të thuhet se ajo është një banane, gjithsesi fakti është që kemi të bëjmë me një mollë. E në fund të saj shkruhet se “mbi të gjitha faktet”.
Institucionet e Vetingut më në fund do të kënë një godinë të tyren. Ndërtesa e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve në rrugën e Kavajës në Tiranë do jetë tashmë shtëpia e procesit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
Në inagurimin e ambienteve te reja morën pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donlad Lu dhe Romana Vlahutin, përfaqësuesja e Komisionit Europian në Tiranë. Për të dy diplomatët kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë.
Lu-Vlahutin: “Është një ditë e rëndësishme për të gjithë në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur dhe po shohim edhe një staf të dedikuar në institucionet e vettingut”.
Pritet që në ambientet pranë zyrave të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelit, i cili do të shqyrtojë ankimimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për vendimet e komisionit të pavarur të kualifikimit. /tv Klan
Në orën 14:00 të ditës së sotme është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Adelajda Xhamanit. Pas homazheve të mbajtura në kinemanë e qytetit të Kavajës, miq, të afërm dhe qytetarë kanë shoqëruar kortezhin për në varrezat e qytetit. Në momentin që arkivoli ka dalë nga ambientet e kinemasë, të shumtë kanë qenë njerëzit të cilët e kanë duartrokitur në shenjë nderimi, dhe gjithashtu kanë hedhur lule.