Intervista/ Saimir Tahiri tregon jeten nen hetimin e drejtesise

18

Moderatori i emisionit ‘Top Story’, Sokol Balla ka menduar të zhvillojë një intervistë ndryshe me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është në akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Vetëm pak ditë më parë, prokuroria kërkoi arrestimin e tij, duke e akuzuar atë, si të përfshirë në trafikun e drogës nga vëllezërit ‘Habilaj’, njëri prej tyre i arrestuar në Itali.

Por, mazhoranca vendosi që të mos i japë autorizim prokurorisë për arrestim, ndërsa dha leje për kontroll banesa.

Oficerë të policisë gjyqësore bënë kontroll pak ditë më parë, ku ende nuk dihet se çfarë kanë marrë prej aty.

Ndërsa, mbrëmjen e sotme, Tahiri është intervistuar në shtëpinë e tij nga Balla.

Gjatë intervistës ai u pyet rreth vendimit të PS për përjashtimin PS, por Tahiri u përgjigj se nuk ka asnjë përjashtim. Vendimi i sqaruar nga selia rozë deri tani është “pezullim deri në zbardhjen e së vërtetës”.

Pjesë nga Intervista:

Si u ndjeve kur pe oficeret e policise gjyqesore ne shtepi?

Ndjesi e sikletshme por jo e e paparashikuar per mua pavaresisht se detyra gjithmone me ka bere te shikoja anen e atyre qe hynin ne shtepine e njeresve. Eshte procedurë goxha e vështirë. Kam kuptuar ata që janë ndierë disi të dhuunuar nga policia dhe i kam dhënë më shumë të drejtë atyre që në kohën kur më ankohesin i ngelizhoja pak por në këtë rast është e detyrueshme për të gjithe ata që janë në me të një sitaute siç jam unë.

Si e ka përjetuar familja?

Me stres goxha të madh s’ta përshkruar dot por po mundohem unë tu jap pak forcë se ndoshta askush nga ata s’ka menduar që të bësh politikë në Shqipëri ka edhe këto kosto.

Pse zgjodhe ti përfshish, nuk mendove ta lije jashtë familjen të përballeshe me akuzat e ndoshta edhe me prangat politike por ta lije familjen tënde jashtë? 

Po hetohem, jam deputeti i vetëm të cilit policia i ka hyrë në zshtëpi për kontroll edhe pse në Shqipëri ka pasur polot raste ku akzuat kanë qenë shumë më reale. Askush s’e ka parë edhe shtëpinë pjesë të punës së prokurorisë duke hyrë brenda, sjam fshehur kurrë pas imunitetit dhe skam imunitet. as unë as cdo deputet i Kuvendit s’ka imunitet.

Javanews