Kastro Zizo, ka krasitur ullinj në Itali

17

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka bërë disa deklarata tepër interesante i ftuar në emisionin “Thumb” në ABC news. Kastro ka folur për të kaluarën e tij ku edhe ka treguar për një dite pune që ka bërë dikur gjatë studimeve në Itali. Ai ka thënë se kur ishte në fakultet në Romë ka krasitur ullinj.

“Kam krastitur ullinj në vit të parë në fakultet në Romë, vetëm një ditë, rrogën e kisha 60 euro dita, ai na solli edhe një picë aty dhe nuk punova më”-ka thënë Kastro Zizo.

Sot Kastro Zizo konsiderohet një nga artistët shqiptar me repertorin më të pasur muzikor. /Opinion.al