Tahiri falënderon për urimet me spotin e CNN për të vërtetën

65
Ish-ministri Saimir Tahiri feston sot 38-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e festuar në një situatë të tensionuar për shkak të dosjes “Habilaj”, dhe situatës ku ai është gjendur. Por, pavarësisht kësaj urimet për të kanë qenë të shumta, e ndërsa falënderon miqtë e tij, Tahiri dha edhe një mesazh. Ai ka postuar një spot të CNN mbi të vërtetën. Në të tregohet një mollë, e shkruhet se sado që të thuhet se ajo është një banane, gjithsesi fakti është që kemi të bëjmë me një mollë. E në fund të saj shkruhet se “mbi të gjitha faktet”.
Video e publikuar nga Saimir Tahiri
 https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10215023965012947/