Ministria e Drejtësisë i përcjell Prokurorisë dosjen e përkthyer të Habilajve

18

Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë merr dosjen voluminoze prej 1800 faqe të grupit “Habilaj”, e përkthyer në gjuhën shqipe. Dosja e ardhur në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Katanias është përkthyer nga njerëzit e çertifikuar të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo ministri, më datë 25 tetor ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Dosja përmban të gjitha provat e përftuara në 4 vite hetime dhe përgjime që Prokuroria e Katanias ka mbledhur për organizatën italo-shqiptare.

Prokurorët në Shqipëri do ta përdorin këtë dosje për llogari të hetimeve të nisura për aktivitetin dhe lidhjet e mundshme të Habilajve, ndërsa po hetohet nga Tirana edhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.