Maçoku që nuhat vdekjen quhet Oskar

Maçoku Oscar ka një aftësi të pabesueshme – të nuhat dhe ndjej kur dikush do të vdesë. Në fakt ky maçok jeton në shtëpinë e pleqve, dhe mbi 50 raste janë dokumentuar kur ka qëndruar afër pacientëve disa orë para se ata të vdisnin.

Nëpunësit që punojnë në këtë shtëpi të pleqve fillimisht nuk mund të besonin në këtë “superfuqi” të Oscarit, dhe kështu vendosën ta testojnë duke e ulur në shtretërit e pacientëve që ishin relativisht të shëndoshë, megjithatë Oscari menjëherë ndërronte shtratin dhe ulej pranë dikujt që ishte shumë pranë vdekjes, transmeton Telegrafi.

Për aftësitë e maçokut janë shkruar edhe libra, kurse historinë e tij e ka zbuluar mjeku David Dosa, ndihmës profesor në Universitetin e Brown-it. Ky profesor pretendon se parashikimet e Oscarit rrallë herë kanë rezultuar të gabuara gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit.

“Oscar është adaptuar para shtatë viteve. Prej atëherë, e ka këtë fuqi që ta ndjej vdekjen dhe për asnjë moment nuk kemi dyshuar se kjo mund të jetë rastësi”, ka deklaruar Dosa.

Në anën tjetër, ai viziton pacientë të caktuar dhe u qëndron pranë në momentet e tyre të fundit. Por, edhe kur kanë tentuar ta largojnë nga pacientët, maçoku thjesht mundohej ta gërvishte derën me thonj duke tentuar të futet brenda.

Oscar në një rast kishte qëndruar pranë një gruaje e cila kishte probleme me qarkullimin e gjakut në këmbë, dhe vazhdimisht ia ledhatonte këmbët derisa nuk ndërroi jetë.

Mjeku Dosa në librin e tij nuk jep kurrfarë shpjegimi për këtë aftësi të maçokut, por e krahason me qentë që mund ta nuhasin kancerin.

10 kuriozitete më të rralla në botë

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

3. I vetmi majmun, që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një artist të papunë, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 mijë dollarë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

4. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 mijë ekzemplarë të tij.

5. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

6. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

7. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

Strakosha në “syrin” e Juventusin

Tomas Strakosha po kalon një formë të mirë me Lacio-n dhe kjo ka rënë në sytë e shumë klubeve europiane që shikojnë tek ai të ardhmen e katërkëndëshit të tyre.

Numri 1 i Lacio-s është kthyer në një dëshirë të kampionëve të Italisë,Juventus, me Beppe Marotta që shikon tek ai zëvendësuesin ideal të Xhixhi Buffon që sipas të gjitha gjasave po luan sezonin e tij të fundit të karrierës.

Portieri i Kombëtares Shqiptare mund të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkatot e ardhshme edhe pse ai ka një kontratë që e lidh me Lacio-n deri në vitin 2022.

Trump nuk do të takohet me Putin

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të zhvilloj takim formal me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të Azisë Juglingdore në Vietnam.

“Nuk ka pasur asnjë takim të konfirmuar dhe nuk do të ketë ndonjë takim për shkak të mosperputhjes së orareve nga të dyja palët”, ka njoftuar sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sipas Sanders ka mundësi që të zhvillohet ndonjë takim joformal, ose në Danang apo më vonë në Filipine, ku Trump dhe Putin do të marrin pjesë në një tjetër konferencë.

Kremlini ka njoftuar më herët gjatë javës se do të mbahet takimi në mes të palës ruse dhe amerikane, ndonëse sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, pati njoftuar se ende nuk ka ndonjë vendim rreth kësaj çeshtje.

Kryemadhi takon Hahn për zhvillimet e fundit politike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerim në BE Johanes Hahn.

Takimi është zhvilluar në zyrën e grupit të kryetarit të grupit parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.

Sipas zyrës së shtypit të LSI, takimi ka në fokus zhvillimet e fundit në vend dhe për të ardhmen e vendit në raport me BE.

Në takim ishte i pranishëm dhe kryetari i grupit parlamentar te LSi-se Petrit Vasili.

ISIS humb bastionin e fundit në Siri

Refugjatë sirianë në lagjen Kucukpazar në Stamboll, Turqi. (Gurcan Ozturk, Afp)
Ushtria e Sirisë dhe aleatët e saj kanë rimarrë kontrollin e Albu Kamalit, bastionit të fundit të madh të grupit militant Shteti Islamik (IS).

“Çlirimi i qytetit Albu Kamal është shumë i rëndësishëm, sepse sinjalizon rënien e përgjithshme të organizatës terroriste në rajon”, thuhet në deklaratën e komandës ushtarake.

Me humbjen e Albu Kamalit, militantët e Shtetit Islmaik nuk kanë më kontroll të madh territorial në Siri dhe Irak dhe besohet se ata janë duke u shpërndarë nëpër shkretëtira në perëndim dhe lindje të Lumit Eufrat.

Javën e kaluar, Shteti Islamik ka humbur Deir al-Zorin në Siri dhe Al-Kaimin në Irak.

Treshja sulmuese më “vrasëse” në Europë

Askush nuk i ka shkuar mendja por treshja e sulmit të Lyonit ka shënuar më shumë gola në 5 ligat më të mëdha evropiane.

Fekir, Mariano dhe Depay krysojnë këtë listë me 26 gola në total ndërsa në vendin e dytë pozicionohet treshja e ëndrrave Mbappe, Neymar, Cavani me 24 gola.

Pas 11-javëve në ligat evropiane, këto janë treshet me më shumë gola:

1. Lyon: 26 goals (Fekir 11 + Mariano 9 + Depay 6)

2. PSG: 24 goals (Cavani 13 + Neymar 7 + Mbappe 4)

3. Manchester City: 22 goals (Aguero 8 + Sterling 7 + Gabriel Jesus 7)

4. Juventus: 21 goals (Dybala 11 + Higuain 7 + Khedira 3)

5. Valencia: 20 goals (Zaza 9 + Rodrigo 7 + Santi Mina 4)

5. Lazio: 20 gola (Immobile 14 + Luis Alberto 3 + Parolo 3)

Kapet banda e hajdutëve në Tiranë, vodhën 6 banesa

Policia e Tiranës ka goditur një grup të cilët kryenin vjedhjen e banesave në zona të ndryshme të kryqytetit.

Në pranga janë vënë tre persona për të cilët është provuar me dokumenta ligjore se janë autorë të 6 rasteve të vjedhjes së së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).

– Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz – Tiranë.

– Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore – Tiranë.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më datën 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde nrakotike.

Policia sqaron se “Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri – tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi”.

Këta pesona në bashkepunim me njeri- tjetrin dyshohet të jane bashkautore të ngjarjeve të mëposhtëme :

-Te ngjarjes së ndodhur me datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur servisin në pronësi të shtetasit B.O. , në Kamez .

-Te ngjarjes së ndodhur me date 15.09.2017 ku kanë vjedhur banesen në pronësi të shtetasit Q. D. , , në Paskuqan Nr. 1 .

-Të ngjarjes , së ndodhur me datë 26.09.2017 ku kanë vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës ne pronesi te një kompanie celulare ne Bathore.

-Të ngjarjes , ndodhur me datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur banesen në pronesi të shtetasit A. P, në Bathore

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura ku vijon puna per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura në keto objekte.

Materialet do ti kalohen per veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim ”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, & “ Prodhim dhe shitje narkotikesh” te parashikuar nga neni 283 te Kodit Penal, në ngarkim të personave të ndaluar.

Yee: Serbia të vazhdojë me hapa më të shpejtë dialogun me Kosovën

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee, ka porositur Prishtinën dhe Beogradin se dialogu ndërmjet dy shteteve duhet të vazhdojë dhe atë në hapa më të shpejtë se tani.

“Ka filluar një dialog i brendshëm në Serbi, por duhet të zhvillohet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më shpejt se që është tani. Kjo është vetëm këshillë, pasi përsëri dy shtetet vendosin”, theksoi zyrtari amerikan.

Xhaçka: Radarët funksionalë, akzuat shpifje të opozitës

E pyetur nga deputetët demokratë në Komisionin e Sigurisë, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka hedhur poshtë akzuat duke deklaruar se radarët që monitorojnë hapësira ajrore dhe detare kanë qenë gjatë gjithë kohës efektiv. Xhaçka tha se fikja e radarëve është e pamundur edhe për faktin se qendra e monitorimit asistohet nga NATO. Por deputeti demokrat Falmur Noka tha se vetëm hapësirat ajrore mbi 3 mijë metra monitorohen nga NATO, pjesa tjetër është detyrë e qeverisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka hedhur poshte akuzat e opozitës për nxjerrjen nga funksioni të radarve që monitorojnë kufijtë shqiptarë,me qëllim mbështetjen trafikut të drogës. E thirrur në komisionin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar buxhetin e mbrojtjes, Xhacka debatoi me deputet demokrat, ndërsa tha se radarët menaxhohen nga nato.

Por nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Demokrati Flamur Noka, tha se radarët që janë mbi 3 mijë metra menaxhohen nga NATO. Menaxhimi i hapësirës tjetër sipas tij është detyrë e ushtrisë shqiptare.

Flamur Noka: NATO kontrollon hapësirën ajrore mbi 3 mijë metër, deri në 3 mijë metër lartësi e kontrollojmë ne, qeveria shqiptare dhe ajo QNOD e famshme e jotja. Të sugjeroj të marrësh një patentë ty, bashkë me dy gjeneralët, dilni patrulloni në det dhe do shifni se ai që ka patentë e ka bërë adriatikun ashtu sic thotë antimafia italiane autostradë e drogës. Më vjen shumë keq që ushtria e vendit tonë i ka shndërruar edhe aeroportet në 4 vjet që shkuan në aeroporte të drogës. Qeveria zgjidhi rolin e strucit, të futë kokën në rerë dhe të thotë unë nuk shoh gjë dhe sdi gjë, ndërkohë që në pëegjimet e antimafies italiane rezulton zonja ministre që banditët dhe trafikantët thonë që kemi njerëzit tonë në QNOD dhe radarët nuk kanë funksionuar asnjëherë dhe askush nuk ka marrë asnjë masë. Sot ajo kupolë e shtabit të përgjithshëm është po ajo kupolë, ndërkohë drejtorin e QNOD që i la radarët në gjendje të mjerueshme sot emërohet prefekt. Nga ushtria e NATO-s në 4 vjet ushtria është shnderruar në ushtri hashashi.

Për akuzat se depot e ushtrisë përdoren nga kultivuesit e drogës, Xhaçka tha se kjo është tentative për të hedhur baltë mbi Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Përsa i përket buxhetit, Ministrja Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha se parashikohet që për ushtrinë të kapë shifrën 2 përqind të prodhimit të brendshëm deri në vitin 2024.