Xhaka e Shaqiri nuk do të festojmë më me shqiponjë

85

Në prag të takimit të Ligës së Kombeve, kombëtarja e Zvicrës e drejtuar nga trajneri Vladimir Petkovic ka dalë e gjitha në konferencë për shtyp.

Sipas stafit të kombëtares helvete, qëllimi i kësaj konferencë ishte transparenca, ndërkohë që para kamerës dolën dhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që i dhanë përgjigje pyetjes: a do festoni sërish me shqiponjë?

Rreth kësaj pyetjeje, Xhaka është përgjigjur se nuk do të ndodhte më, dhe se do të ishte budalla nëse do ta bënte përsëri.

Ndërkohë Shaqiri është përgjigjur se kërkon falje nëse me atë gjest janë ndier të sulmuar tifozë të shumtë të futbollit. Nga ana tjetër, edhe Stefan Lishtajner pati dy fjalë pendese: “Kërkoj falje. Nuk dua që t’i hap probleme askujt.”

Deklarata vjen pak ditë pas festimit të një tjetër futbollisti shqiptar me shqiponjë, me Shkodran Mustafin që zgjodhi këtë mënyrë për të falenderuar Xhakën për asistin kundër Cardiff City.

Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për Kupën e Botës. Pas atij festimi, të dy futbollistët u gjobitën nga organi më i lartë i futbollit botërorë FIFA me shifrën e 10 mijë eurove.