Basha e Berisha zotohen: Do të luftojmë bandat në vend

23

Një ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur edhe sot angazhimin për të luftuar bandat dhe krimin në vend.

Në një postim në fb, Basha thotë se Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!

“Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! Pa kompromis” premton Basha.

Pasditen e së hënës, opozita e bashkuar e “zhvendosi” parlamentin në Shkodër, nga ku

Basha deklaroi se krimi sundon jo vetëm në këtë qytet por edhe në qytete të tjera të vendit.

Basha tha se krimi ka kapur edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe eksponentë të tjerë të Rilindjes siç e cilësoi ai.

Kreu demokrat tha gjithashtu se prej 6 muajsh, bandat terrorizojnë qytetin e Shkodrës, duke shtuar se atje duhet të ishte sot Edi Rama për të lajmëruar arrestimin e tyre.

Në takim nuk ishte e pranishme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përfaqësohej nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili.