Mjekët shqiptarë në Gjermani në ndihmë të bashkatdhetarëve

Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli e Ilir Arifit, mjek në “Regiomed Klinikum- Hildburghausen”, Gjermani, dhënë gazetarit Sokol Paja.

Gjermania është shteti europian model në luftën kundër Covid-19, përballimin e pasojave, menaxhimit të rasteve, masave të marra dhe planit të hapjes e rimëkëmbjes së ekonomisë. Ilir Arifi, Doktor i Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv që punon pranë ´´Regiomed Klinikum- Hildburghausen´´, Gjermani ka deklaruar për “Dielli”-n se situata në Gjermani po shkon drejtë normalizimit dhe fatmirësisht numri i shqiptarëve të prekur nga pandemia botërore ka qenë modest.

SITUATA NË GJERMANI

Doktor Ilir Arifi na shpjegon se duke parë trendin pozitiv të rënies së intensitetit të virusit dhe menaxhimit me sukses të situatës, Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn deklaroi se përhapja e virusit në Gjermani është bërë tashmë e menaxhueshme, si rrjedhojë qeveria gjermane ka vendosur t’i zbusë në mënyrë të kujdesshme masat kufizuese të jetës publike, edhe pse masat e vendosura nuk ishin ekstreme si në vendet e tjera të prekura me COVID 19. Aktualisht sipas doktor Ilir Arifit Gjermania është në një situatë shumë më të relaksuar se sa para 2-3 javesh, pasi është arritur qellimi kryesor i qeverisë në zbritjen e shkallës së riprodhimit të virusit, pra një person me COVID 19 infekton më pak se 1 person (0,7). Kjo përhapje mundëson imunizimin e kontrolluar të popullates pa e ngarkuar sistemin shëndetësor.

E ARDHMJA

Momentalisht në Gjermai sipas dokor Ilir Arifit numri i të sheruarve me COVID 19 (11000) është dyfish më i lartë sesa i të prekurve (45000), dhe vdekshmëria (5800) mbetet ende në shkallë të ulët në raport me të prekurit. Shkaqet e vdekjes janë kryesishtë pasojat që shkakton virusi në rrugët respiratore, por zakonisht virusi është me rrezikshmëri të ulët te pacinentët pa sëmundje shoqëruese. Personat e rrezikuar janë ata me sëmundje respiratore, duhanpirësit, sëmundje të zemrës, diabet dhe semundje që dobësojnë imunitetin.

PLANI I RIMËKËMBJES

Tashmë në Gjermani, na raporton doktor Arifi, ka filluar hapja e bizneseve të vogla, dalja në natyrë dhe për blerje ka qenë vazhdimisht e lejuar me kusht që të respektohet distanca 1.5 m dhe të mos levizin më shumë se 2 persona së bashku, me përjashtim të familjarëve. Nga 4 Maji sipas doktor Ilir Arifit, është planifikuar hapja graduale e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, me kushte të rrepta të mbajtjes së distancës dhe higjienës dhe poshtu është bërë obligative vendosja e maskave në hapsirat e mbylluara. Gjatë periudhes së pandemisë, në Gjermani vendoset çdo dy javë për masat e mëtutjeshme.

SUKSESI GJERMAN

Në betejën e fituar nga shteti gjerman ndaj Covid-19 doktor Ilir Arifi rendit disa arsye: marrja me kohë e masave adekuate, sistemi shumë i avansuar shëndetësorë, në veçanti mjekimi intenziv modern, shtimi i mbi 10 mijë shtretëve të kujdesit intenziv, krahas 30 mijë ekzistues, numri i madh i testimeve, po ashtu zbulimi dhe menaxhimi i shpejtë i vatrave të infeksionit. Mbi të gjitha këtë sukses e ka mundësuar kultura e lartë e popullit gjerman në respektimin e masave të vendosura dhe ndërprerja e herëshme e kontakteve te të moshuarve me gjeneratat e reja, sidomos të gjysheve/gjyshërve me nipat dhe mbesat.

PARASHIKIMI

Sipas parashikimeve të Institutit Robert Koch vala e dytë e infektimeve me COVID 19 parashikohet në vjeshtë të këtij viti, e treta në pranverë të vitit të ardhshëm dhe e katërta në vjeshten e 2021. Vetëm atëherë do të arrihet infektimi i 60-70 % i popullatës, si rrjedhojë edhe imunuizimi. Ky imunizim sipas doktor Arifit do të realizohej më shpejt me zbulimin e Ilaçit apo vaksinës, e cila këtë javë ka filluar të testohet nga një Institut në Gjermani. SHQIPTARËT NË GJERMANI Në bazë të dhënave ka një numer modest të Shqipëtarve të prekur me COVID 19 dhe poashtu për secilin Land të Gjermanisë janë vënë në dispozicion numrat e telefonit dhe E-mailet e Mjekve Shqipëtarë që punojnë në Gjermani për këshilla dhe ndihmë të bashkatdhetarëve.

MESAZH PËR LEXUESIT E DIELLIT

Bashkëatdhetar të dashur në USA, si mjek i cili po përballet çdo ditë me pacientët me COVID 19, ju lutem mos e nënvlersoni këtë situate shumë serioze, respektoni rregullat e distancimit dhe higjienes, bëni durim edhe një kohë, qëndroni në shtëpi! Bëjeni këtë për veten tuaj, për familjarët tuaj më të moshuar, apo edhe të rinjë me sëmundje shoqëruese. Moskujdesi juaj mund të jetë fundi i më të dashurve tuaj, u shpreh për gazetën Dielli, Ilir Arifi, Doktor i Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv që punon pranë “Regiomed Klinikum- Hildburghausen” Gjermani.

Meta dekreton ndryshimet e Kodit Penal

Presidenti, Ilir Meta njofton dekretimin e ndryshimin e Kodit Penal  ndërsa nënvizon rritjen e numrit të testimeve si “qëllim i vazhduar i qeverisë.”

Meta tha: Kam dekretuar sot ndryshimet në Kodin Penal të miratuar nga Kuvendi. Shpallja e ligjit u vlerësua e nevojshme në situatën pandemike që po kalon vendi për arsye se kohëzgjatja, pasojat apo mundësia e ripërsëritjes së një situate të tillë mbeten ende të paparashikueshme për vendin tonë dhe mbarë botën.

Kam ndjekur me vëmendje shqetësimet e bëra publike nga aktorë të ndryshëm mbi propozimin dhe miratimin e ndryshimeve të kodit penal. Shmangia e procedurave të përshpejtuara në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar nuk është vetëm kërkesa formale kushtetuese që duhet të respektohet ga komisionet e përhershme parlamentare dhe kuvendi.

Përkundrazi është një kërkesë kushtetuese që në thelb kërkon kryerjen e ndryshimeve në ligjet më të rëndësishme me konsultim dhe konsensus të gjerë dhe shterues. Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ju përgjigj kërkesës për bashkëpunim dhe konsensus nga ana e kuvendit dhe qeverisë për ndryshimet në kodin penal. Diskutimi i gjerë tekniko-juridik ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit final të miratuar nga Kuvendi.

Dyshohet një i burgosur i infektuar me COVID-19

Dyshohet për një të paraburgosur si infektuar me Covid-19 në burgun 313.

I paraburgosuri me iniciale G.C. është një shtetas italian dhe është i veçuar nga të tjerët prej rreth një jave.

Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve.

Burime për Ora News bëjnë me dije se avokatët e shtetasit italian kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Kur kinematografia komuniste sulmonte klerin katolik

Nga Sokol Paja, New York
Pas ardhjes në pushtet, komunistët shënjuan klerin fetar me qëllim nënshtrimin e tij dhe më pas eleminimin gradual. Regjimi komunist bazohej në diktaturën e proletariatit dhe në luftën e klasave. Në projektin ateist të partisë-shtet, ideologjia fetare nuk mund të mbijetonte në një sistem ku parimi bazë i funskionimit të shtetit ishte ideologjia marksiste-leniniste. Për shkak të nivelit të lartë të formimit intelektual të klerikëve dhe ndikimit që kishin në popull, kryesisht në veriun e Shqipërisë, regjimi komunist vë në qendër të sulmeve klerikët katolik. Propaganda shtetërore ateiste përdorej për të glorifikuar arritjet e regjimit që po instalohej dhunshëm në Shqipëri dhe për të përligjur politikat bolshevike në çdo sektor të organizimit dhe veprimtarisë shoqërore në shtetin diktatorial. Pas gjyqeve publike farsë në salla e kinematë e qyteteve ku kleri linçohej e akuzohej pa prova e fakte, pasi i pushkatoi, i burgosi dhe i internoi, pasi u konsfiskoi pronat, mediat, shkollat e shtypshkronjat, nevojitej linçimi propagandistik nëpërmjet artit, letërsisë e kinematografisë. Propaganda kundër klerit kaloi tashmë nga veprimet fizike dhe ligjore në kundërshtim me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, në shfaqje teatrale, skenike dhe kinematografike me qëllim bindjen e masave punonjëse për domosdoshmërinë e eleminimit të fesë. Komunistët, në kuadër të realizimit të “njeriu të ri” komunist dhe shoqërisë ateiste, nuk e pranonin dot zotin, pasi në projektin e tyre ideologjik, zoti po zëvendësohej me liderin e partisë shtet, diktatorin Hoxha. Cdo pëprjekje për opozitë apo qëndrin kundër raprezaljeve shtetërore ndaj klerit, likujdohej me plumba. Figura e klerikut katolik poshtërohet në kinematografinë shqiptare të kohës duke e nxjerrë si nëvojë jetike eleminimin që komunistët i bënë klerit dhe instucioneve fetare. Në filmin “Shembja e idhujve” prodhim i vitit 1977 nga “Shqipëria e re”, prifti i fshatit Kalcë, Kelmend, Malësi e Madhe, Frat Engjëlli paraqitet si zhvatës i pasurisë së fshatarëve, si ngatërrestar, si bashkëpunëtor i fashizmit, si mbështetës i politikës së Mbretit Zog, si parapërgatitës e mbështetës i pushtimit italian të Shqipërisë, fetarizimin e arsimit publik, pengues i zhvillimit arsimor e kulturor të vendit etj. Sa më shumë që të poshtërohej figura e klerikut në kinematografi aq më shumë krijohej ideja e komunistëve në masat punonjëse se eleminimi i fesë kishte qenë një domosdoshmëri jetike për regjimin e ri. Në filmin “Komisari i Dritës” i prodhuar nga “Shqipëria e re” më 1966 vë në qëndër Dom Palin një klerik katolik në malësinë e Mirditës i cili sipas propagandës ateiste pengonte zhvillimin komunist të Shqipërisë së asaj kohe duke bashkëpunuar me bajraktarët e zonës kundër vendosjes së regjikmit diktatorial. Dom Pali paraqitet në film si imoral, refraktar, nxitës i kryengritjeve kundër regjimit komunist, kundërshtar i thekur i regjimit, mbështetës i fashizmit, nxitës i vëllavrasjeve në malësi, mbajtjen e shoqërisë në prapambetje etj. Përveç kinematografisë që dha një ndihmëse të jashtëzakonshme në luftën e shtetit komunist ndaj fesë, në shërbim të aksionit ideologjik u vunë edhe letërsia e teatri, ku dramat dhe shfaqjet e ndryshme teatrale shënjestronin klerin dhe institucionet fetare si tradhtar dhe armiq të botëkuptimit materialist, bolshevik e marksist-leninist. Kinematografia në shërbim të propagandës ateiste duke ironizuar e sulmuar klerikët dhe institucionet fetare u dha një ndihmesë të çmuar komunistëve shqiptar në ndërtimin e njeriut dhe shtetit pa Zot.

Konte: 50 miliardë euro të tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë

Italy’s Prime Minister Giuseppe Conte arrives to attend the 100th anniversary of the Italian Banking Association (ABI) on July 12, 2019 in Milan. (Photo by Miguel MEDINA / AFP)
Italy’s Prime Minister Giuseppe Conte arrives to attend the 100th anniversary of the Italian Banking Association (ABI) on July 12, 2019 in Milan. (Photo by Miguel MEDINA / AFP)

Kryeministri italian Konte deklaroi ditën e sotme  se do të vendosë në dispozicion 50 miliardë euro të tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ky dekret i ri ekonomik do të jetë gati brenda muajit prill.

Duke iu bashkuar dekretit të marsit, shkon në 75 miliardë euro paketa ekonomike në ndihmë të familjeve, punonjësve e bizneseve në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Nga Senati italian ai gjithashtu shprehet se distancimi social dhe maskat duhet të jenë të nevojshme deri sa të ketë një vaksinë kundër COVID-19.

Konfirmohet gazetari i parë i infektuar nga virusi

Covid 19 prek edhe median. Gazetarët të vendosur prej fillimit të pandemisë në terren nuk kanë mundur ti shpëtojnë virusit.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, konfirmoi rastin e parë të një gazetari të infektuar me Covid-19.

Ajo nuk dha detaje mbi identitetin e tij, por nënvizoi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kemi një rast që po monitorohet. Është në gjendje të mirë, i vetëzoluar dhe po monitorohet nga mjeku i familjes”.

Burimi lajmit në një film

Nga ROLAND QAFOKU
Keira Knightley ka treguar edhe një herë se është një nga aktoret më të mira të momentit në botë dhe nga më të kërkuarat e Hollywood. Së fundmi, anglezja ka luajtur rolin kryesor në filmin “Sekretet shtetërore”, bazuar në historinë e një spiuneje të shërbimit sekret britanik që synoi të ndalonte luftën e Britanisë dhe SHBA në Irak në vitin 2003. Një film që u transmetua mbrëmë në kanalin “Autor” në platforëm “Digitalb” dhe për protagonist ka një specialiste që punonte në qendrën e përgjimeve të shërbimit sekret si dhe një gazetari të gazetës “The Observer” në Londër. Për ata që nuk e dinë, për të publikuar një lajm-scoop me ndikim në opinionin publik, duhen dy palë: Zyrtari i guximshëm që e nxjerr dhe jep lajmin dhe dokumentin dhe një gazetar i guximshëm që e boton lajmin. Në këtë film u përputhën aq bukur: Kiera Knightly në rolin e Katherine Gun dhe Mat Smith në rolin e gazetarit të “The Observer” Martin Bright. Vërtetë, as spiunja dhe as agzetari nuk e ndaluan dot luftën. Ajo u zhvillua dhe solli vrasjen e 4600 ushtarëve amerikano-britanikë dhe 37 mijë të tjerë të plagosur, por pikërisht kjo luftë vërtetoi se ata të dy kishin të drejtë. Në Irak nuk u gjetën armë kimike dhe një gjykatë në Londër e shpalli të pafajshme spiunen. Gazetarin jo e jo.Ai dhe gazeta “The Observer” fitoi disa çmime për gazetarinë duke u bërë një nga historitë më interesante pas asaj të “Ëatergate” në SHBA në vitin 1972.
Vlen të veçohet aktorja Keira Knightley. Loja e saj ishte e jashtëzakohshme. Herë plot ankth e emocione dhe herë e sigurtë dhe e guximshme aq sa të dukej sikur po i ndodhte asaj vërtetë. Dhe të mendosh që është vetëm 35 vjeç dhe ka luajtur gati si askush tjetër kaq shumë role kryesore me kaq shumë karaktere që nuk ngjanë fare me njëra-tjetrën. Elisabeta te “Piratët e Karaibeve”, Lara te “Doktor Zhivago”, Guinevere te “Mbreti Artur”, Gorgiana te “Dukesha” janë të ndryshëm, po ashtu edhe filmi i fundit me Katherinën te Sekretet Shtetërore është I ndryshëm gjithashtu. Një tjetër veçanti në film është paraqitja e mënyrs së funksionimit të një redaksie. Gjithçka duket reale, zhurma, debatet deri në sherre e deri te gabimi i korrektores që ndryshoi gërmat e dokumentit zyrtar të radhitur. Një skenë që në këto 30 vjet askush nuk e ka pasqyruar kaq reale në Shqipëri.
Ndërkohë ajo që më bën përshtypje është se në Shqipëri ka histori të ngjashme por ende deri më sot një investigim gazetaresk nuk ka arritur të ndikojë në nivele të larta të pushtetit. E shumta këtu janë shkarkuar drejtorë. Më kujtohet se një nga investigimet më të forta e më me ndikim ka qenë I ashtuquajtur skandali i orizit në vitin 1998 publikuar në gazetë nga gazetari Zylyftar Bregu. U trondit si rrallë piramida e ministrisë së Mbrojtjes nga zbulimi I fakteve të një tenderi. Ishte një investigim i sinqertë dhe një case për të gjitha rastet e mëpasshme të gazetarisë. A ka ndonjë regjizor ta bëjë film këtë histori?

I hiqet licenca tregtarit që tërhoqi zvarrë të moshuarin

Një video që u bë virale në internet ku tregonte një tregtar në Tiranë që tërhiqte zvarrë një të moshuar, pasi mendonte se nuk i kishte paguar 3 limona që kushtonin 200 lekë, i ka kushtuar shtrenjtë tregtarit.

Atij i është hequr leja nga Policia Bashkiake për të vazhduar tregtinë, pas incidentit të ndodhur para dy ditësh te Pazari i Ri.

Ky është një gjest i turpshëm dhe i dënueshëm, pasi në kushtet kur duhet të kemi kujdes maksimal për të moshuarit, disa persona të tillë i trajtojnë në mënyrën më të keqe.

Bilanc tragjik në Itali, 800 të vdekur në 24 orët e fundit

Situata në Itali vijon të jetë shqetësuese pasi rastet e personave të prekur nga koronavirusi dhe jetët e humbura raportohen sërish me shifra të frikshme.

Ministria e Shëndetësisë në Itali njoftoi para pak se 24 orët e fundit u regjistruan 6557 të prekur nga koronavirusi, kurse humbën jetën 793 njerëz.

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 53578 numri i përgjithshëm i personave të prekur. Ndërsa ka arritur në 4825 shifra totale e të vdekurve.