Qytetarë në radhë për punë në New York

Qytetarë në radhë për punë New York, 12 prill 2012. (Lucas Jackson, Reuters/Contrasto)
Qytetarë në radhë për punë New York, 12 prill 2012. (Lucas Jackson, Reuters/Contrasto)

80 mln dollarë për pikturën e artistit ende në jetë

Piktura e britanikut David Hockney do jetë puna më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand nga një artist që jeton.

Portreti i (Pool with Two Figures) pritet të shitet për 80 milion dollarë në Nju Jork në nëntor, sipas kompanisë së ankandit Christie’s.

Është “një nga kryeveprat e mëdha të epokës moderne”, shtoi Christie.

Rekordi aktual i takon amerikanit Jeff Koons. Skulputra e tij prej celiku u shit për 58 milionë dollarë në vitin 2013.

“Tani për tani, niveli i çmimeve për këtë pikturë është vendosur për 80 milion dollarë, gjë që nuk do të thotë se unë dëshiroj ta lë të mbyllur, por është vendi ku e vendosim atë brenda kontekstit të historisë së tregut”, tha Alex Rotter nga Christie’s.

Pas 10 vitesh, kjo pikturë do të ketë vlerë akoma më të madhe dhe këtë e thonë me siguri punëtorët e ankandit.

Rama: Jo më celularë në institucione shtetërore

Icon is forbidden use the phone

Icon is forbidden use the phone
Nisma e ndalimit të celularëve në shkolla, së shpejti do të shtrihet edhe nëpër institucione shtetërore. E paralajmëroi kryeministri sot gjatë takimit me mësueset e portalit tek pallati i Kongreseve.

Edi Rama: “Ky vit do të jetë viti i një epoke të re me celularin në shkollë. Nuk do lejojmë celularë në shkollë. As për fëmijët dhe më vjen keq as për mësuesit. Do i dorëzojnë në fillim dhe do i marrin në fund të mësimit. Muajin e parë do e bëjmë muaj edukimi. Në muajin e dytë celularët merren dhe hidhet në plehra nuk i kthehet më atij që e ka sepse janë ndotës me rrezikshmëri të lartë të mjedisit arsimor. Dhe ndotësit i varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi të heqim celularët nga institucionet e shtetit që janë bërë si klube interneti të gjithë.”

Gjirokastër, prej 28 vitesh asnjë dokument në Arkivën e Shtetit

Mbi 140 institucione nga 320 që operojnë në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës nuk kanë dorëzuar prej 28 vitesh asnjë dokument në Arkivën e Shtetit, në shkelje të plotë të ligjit.
Deklarata ka ardhur nga drejtori i Arkivave Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, zoti Pashk Alia, gjatë një takimi me dretjuesit e degëve territoriale dhe inspektorateve të Qarkut Gjirokastër.
Alia ka folur me tone të ashpra për punën e punonjësve të arkivave që, sipas tij, prej vitesh kanë vjedhur shtetin duke marrë rrogën pa kryer punën.
“Janë 160-180 institucione që nuk dorëzojnë dokumenta. 28 vite që shkelet ligji, është e pafalshme që institucione të rëndësishmë nuk dorëzojnë një dokument në arkiv”, tha Alia.
Gjirokastra e humbi institucionin e vet të arkivës 7 muaj më parë, në mars të këtij viti në kuadër të ristrukturimit të arkivave në rang shtetëror. Reforma solli krijimin e vetëm katër pikave të rëndësishme arkivore në të gjithë vendin. Me këto ndryshime, Arkiva e Gjirokastrës mori funksionin e një depoje arkivore ku do të grumbullohen dokumentet e institucioneve që më pas do të transferohen drejt qendrës si dhe dokumentat për asgjësim.

Muaj më parë, largimi i arkivës nga ky qytet solli debate dhe reagime të shumta politike e qytetare.

Kuriozitete të ndryshme mbi qentë

1.Perse qente fshehin ushqimin?(buke , kocka etj.)
Behet fjale per nje sjellje instiktive: ujqerit gjuajne pre te medha dhe per kete arsye shpesh nuk arrijne ta konsumojne te gjithen, pjesen e mbetur e fshehin ose e groposin per ta rekuperuar me pas ne nje moment te dyte.
Qenushet tane ,edhe pse nuk kane aspak nevoje ta bejne kete duke pasur ne dispozicion gjithe ushqimin qe deshirojne ,e bejne kete veprim gjithsesi te shtyre nga instikti.

2.Perse para se te fleje qeni rrotullohet rreth vetes?
Kjo sjellje është e trashëguar nga paraardhësi i tij i egër, ujku. Para se te shtrihet perfundimisht ben rrotullime në vetvete për të krijuar një shtrat të rehatshëm në të cilën te pushoje

3.Perse pasi ka bere nevojat e tij personale, qeni gerrmon token me putra?
Qente nuk i fshehin nevojate tyre (sic bejne macet) por i lene ne dukje duke gerryer token aty prane.
E bejne per te lene shenjen e tyre , pra per te shenuar territorin.Dhe ne fakt poshte putrave, ne nivelin e “mollezave “ ose ndryshe pjeses se bute, kane disa gjendrra djerse. Duke gerrmuar token lene sekrecionin e tyre qe me pas do te njihet nga qente e tjere.
4.Perse qente ngrene kemben kur bejne cicin :)?
Qente meshkuj por dhe disa femra ngrene kemben ndersa bejne cicin per te shenuar territorin dhe per te lene eren e tyre.
Ne urinen e tyre jane te mbledhura shume informacione mbi individin (mosha, seksi dhe gjendja riprodhuese) Duke ngritur kemben urina sprucohet pikerisht ne lartesine e hundes. Ne kete menyre qente qe do kalojne aty prane do kene mundesi ta ndjejne me lehte eren e qenit qe ka kaluar para tij ne po ate pike.

5.Perse qenushet na lepijne fytyren?
Kur mamaja ujkonje kthehet nga gjuetia, te vegjlit e saj i hidhen persiper per ti lepire buzet,ne menyre qe mamaja tu japi ushqimin gjysme te tretur. Kjo eshte menyra sesi ujqerit i ushqejne te vegjlit. Eshte nje sjellje e lindur. Per me teper lepirja e buzeve eshte nje gjest nenshtrimi kur mamaja u bertet te vegjelve te saj. Qenushet tane kane te njejten sjellje kur duan te na marrin me te mira.
6.Perse qente ndjekin macet?
Thjesht sepse macet vrapojne.
Eshte thjesht argetuese
Dhe ndoshta eshte argetuese dhe permacet.

RENEA plagos 77 vjeçarin në Lushnjë

Pas Shkodrës, Fushë Krujës dhe Fierit forcat speciale RENEA në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë zbarkuar në fshatin Remas të Lushnjës për të ushtruar disa kontrolle banesash.

Mes banesave për t’u kontrolluar ka qenë edhe banesa e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh informoi policia.

Operacioni nisi rreth orës 05:30 minuta të 14 shtatorit.

“Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa” informoi sot ne mesdite policia e shtetit.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Operacion i policisë në Vlorë, shoqërohet një person

Forcat speciale operacion në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, raportohet të paktën një person i shoqëruar.
Operacioni në orët e para të mëngjesit, në bashkëpunim me policinë e Vlorës, aksioni pranë spitalit të qytetit.
Raportohet se janë sekuestruar arme dhe drogë.
Burime te policise konfirmojne për rreth 50 kg drogë janë gjendur në banesën ku u krye aksioni.

Ajsbergu i drejtësisë

Edlira Gjoni
“Pse anija e reformës dhe vetingut nuk godet politikën? Ku janë peshqit e mëdhenj?” – pyesin me padurim shqiptarët, pothuajse të zhgënjyer e pa pikë besimi se reformat do të ndodhin vërtet.

Në fakt tërmeti ka nisur. Por anija nuk godet dot majën e ajsbergut. Atë shohim ne, e na duket sikur vettingu e peshqit e mëdhenj janë te suksesshëm vetëm nëse shohim pas hekurave (e me pasuri të konfiskuara) krerët e politikës, të mazhorancës e opozitës, si edhe gjyqtarët e Kushtetueses apo të se Lartës, se ata njeh publiku.

Po në fakt, po u ra këtyre direkt, anija çahet më dysh. Nuk ka Titanik që i shpëton këtij ajsbegu, sepse maja e tij mbahet lart mbi sipërfaqen që shohim nga një mal i tërë akulli që nuk çahet dot kollaj.

Prandaj reforma dhe vettingu duhen pranuar me hapat në dukje të vegjël që bëjnë, për të “shkrirë” e shkëputur pak nga pak pjesët në e nga një nga pjesa e nënujshme e ajsbergut që duhet goditur, nga mali i padukshëm që mban Shqipërinë peng e politikën tonë të pacënuar atje në majë.

U duhet prishur foleja poshtë, që të bien me radhë edhe ata lart.

Anija e vettingut nuk ka kthim! As për politikanët dhe familjarët e tyre.

Shqiptarët meritojnë të jetojnë pa zgjedhën tuaj në fyt!

Vetting për të tërë!

Air Albania” nis fluturimet të shtunën

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë. Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë.”

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve.

Televizioni Klan ka mësuar se fillimisht udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.
Por përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë një linjë direkte Tiranë-New York.

Filozofia e “Air Albania” është kombinimi i biletave ekonomike me çmimet konkurruese në treg.

“Pritet që biletat të ulen me hyrjen e kësaj kompanie. Deri më sot shumica e linjave ajrore kanë patur çmime të kripura, kjo edhe për shkak të tarifave që ka vendosur koncesionari i Rinasit.”

Kompania do të udhëtojë me një flotë të re avionësh, jo më të madhe se 10 vjet, kur mosha mesatare e avionëve që udhëtojnë në Shqipëri është 18.5 vjeçare.

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

Lu i jep lamtumirën Bashës në selinë e PD-së

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ndodhet në selinë e PD-së në për takimin e lamtumirës me kryetarin Lulzim Basha.

Ambasadori Lu javën e ardhshme largohet nga vendi në mbyllje të mandatit të tij.

Gjatë kësaj jave ambasadori Lu u takua me presidentin, kryetaren e LSI-se.

Dje në intervistë Donald Lu bëri thirrje për bashkim të demokratëve.

Donald Lu: “Unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi të cilët punojnë në Partinë Demokratike, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishme që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratike, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratike është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie, dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses. Prandaj shpresoj që në ditët në vijim, Z. Basha dhe udhëheqësit e tjerë të ndihmojnë në bashkimin e kësaj partie.”