Ruçi: Për vetingun në politikë do të vendoset në momentin e duhur

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi thotë se nisma e PD-së për vetingun e politikanëve është në tavolinë e diskutimeve dhe për të do të vendoset në momentin e duhur.

Deklarata u bë gjatë një prononcimi për gazetarët në qytetin e Fierit.

Arrestohet njëri prej autorëve të atentatit në Vlorë

Arrestohet njëri prej autorëve të vrasjes së mbetur në tentativë të ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit 2018 në qytetin e Vlorës.

Pronari i një dyqani ushqimor i shpëtoi mrekullisht plumbave në drejtim të tij sapo kishte dalë nga dyqani.

Policia e Vlorës informon se ka ndaluar Fatjon Aliraj, 31 vjeç banues në Vlorë.

“Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M” informoi sot (14 shtator) policia e Vlores

Ndaj tij rëndojnë akuzat “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Në kërkim mbetet dhe personi i dytë i identifikuar nga policia me inicialet L.B.

Një ditë pas ngjarjes policia e Vlorës konfirmoi se autori L.B kishte dërguar një tjetër person të thërriste pronarin e subjektit tregtar për të dalë jashtë dyqanit dhe sapo ky i fundit i ishte afruar pranë tij autori i ishte drejtuar me fjalët: “Përse më mban në gojë!”

Më pas qëlloi në drejtim të tij. Fatmirësisht asnjë plumb nuk arriti të godasë, pronarin ndërsa të shtënat krijuan panik në qytet.

Pacolli: Shqipëria të jetë prezente në dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhen në një konferencë të përbashkët për median tani në Prishtinë.
Behgjet Pacolli: “Kam kërkuar nga pala shqiptare të mos rrijë duarkryq dhe të shikojë çfarë po ndodh këndej. Por pala shqiptare duhet të jetë pjesë e synimit tonë, synim kemi dialogun me Serbinë dhe: ose në publik, ose pas kurrizit, të jenë aty.
Nëse mundet Bashkimi Europian dhe SHBA të jenë aty, pse të mos jetë edhe Shqipëria? Shqipëria mund të japë një kontribut jashtëzakonisht të madh.
Kemi biseduar për integrimet rajonale, inciativa të ndryshme europiane të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim se ndihma, mbështetja e Shqipërisë është jashtëzakonisht e nevojshme.
Ne kemi misione të përbashkëta në tri pika: Milano, Mynih dhe Kopenhagen. Puna ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe ne mund ta përdorim si arsye për të vazhduar krijimin e përfaqësive të përbashkëta.
Aty ku Kosova nuk ka përfaqësi, ose nuk ka mundësi të hapë përfaqësinë e vet, të shfrytëzojë infrastrukturën e Shqipërisë dhe aty ku Kosova do ketë mundësi të hapë përfaqësitë e reja, të jetë prezente edhe delegacioni shqiptar.
Për këtë nuk ka asnjë dilemë: ne jemi akorduar dhe do bashkëpunojmë. Nga sot ju them se do kemi trupë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila do koordinojë punët me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Por, jo vetëm punët e këtyre dy ministrive. Unë besoj edhe qeverive tona.”

Korea e Veriut dhe e Jugut zyrë të përbashkët në zonën veriore

FILE PHOTO: South Korean President Moon Jae-in and North Korean leader Kim Jong Un shake hands at the truce village of Panmunjom inside the demilitarized zone separating the two Koreas, South Korea, April 27, 2018. Korea Summit Press Pool/Pool via Reuters

FILE PHOTO: South Korean President Moon Jae-in and North Korean leader Kim Jong Un shake hands at the truce village of Panmunjom inside the demilitarized zone separating the two Koreas, South Korea, April 27, 2018. Korea Summit Press Pool/Pool via Reuters
Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kanë hapur zyrën e bashkëpunimit në zonën veriore të tyre, një zonë ushtarake, dikur tejet e çensuruar.
Sipas Reuters, ky është një hap i madh bashkëpunimi, duke qenë se vendoset një kanal komunikimi, duke i dhënë fund kështu rivaliteteve të vjetra që kanë zgjatur për dekada.
Hapat e ndërmarra nga dy Koretë për bashkëpunim me njëra tjetrën, po ecin paralel me SHBA-të dhe aleatët e saj për të shtyrë Korenë e Veriut që të heqë dorë nga programet e saj bërthamore dhe armët balistike.
Hapja e zyrës së bashkëpunimit në Kaesong, në anën e Koresë së Veriut, pranë kufirit, vjen disa ditë para takimit të tretë për këtë vit mes liderit Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in.
“Të dy Koretë janë të gatshme tanimë të hedhin hapa të tjerë drejt paqes, prosperitetit dhe unifikimit të gadishullit Korean” tha Ri Son Gwon, kreu i delegacionit koreano verior në hapjen e ceremonisë.
Dy Koretë kanë komunikuar fillimisht me fax dhe linja të veçanta telefonike, të cilat shpesh ishin të ashpra kur ngjarjet merrnin për keq.
“Tanimë ata do të jenë në gjendje të diskutojnë për çdo gjë në mënyrë direkte 24 orë në 365 ditë të vitit.” Tha ministri i Unifikimit Cho Myoung-gyon në ceremoni.
Zyra do përmbajë një staf prej 20 vetësh nga dy Koretë me Koreano Jugorët në kat të dytë dhe koreanoveriorët në kat të katërt të ndërtesës.
Zyrtarët në nivel zëvendësministrash do drejtojnë skuadrat e tyre në zyrë dhe do presin për takimet e përjavshme.

Time: Salvini fytyra e re e Europës

Revista amerikane Time i ka dedikuar kopertinën e numrit të saj të radhës, zëvëndës kryeministrit italian Matteo Salvini.

Në një portret bardh e zi të ministrit të brendshëm italian, kjo kopertinë mban titullin “Fytyra e re e Europës” duke e epitezuar Matteo Salvinini si “Cari i emigrancionit në Itali me misionin për të shpërbërë Europën”.

Në një intervistë për korrespondentet e Time në Romë, Vivienne Valt, Salvini shprehet “se po punojmë për të rekuperuar shpirtin europian i cili është tradhëtuar nga ata që sot po drejtojnë Bashkimin Europian.”

“Të ndryshosh Europën është një objektiv i madh, shprehet ai, por besoj se do ja dalim. Historia na ka besuar rolin për të ndryshuar vlerat europiane.”

“Po a është vërtetë qëllimi i Salvinit të shpërbëjë Europën?” pyet gazetarja e Times.

“Jo, përkundrazi, përgjigjet ministri italian. Bashkimi Europian është zhvilluar shumë shumë shpejt, pa rrënjët e tij të përbashkëta, por vetëm me një monedhë të përbashkët. Objketivi është krijimi i një mazhorance pa socialistët europian si Macron dhe Renzi e krijimi i ekulibrave të rinj si në Parlamentin Europian ashtu dhe në Komisionin Europian:”

Revista amerikane e përshkruan Matteo Salvini si politikanin më të fuqishëm në Itali dhe pse është vetëm një ministër. “E duke ndjekur këtë rrugë, Matteo Salvini mund të bëhet dhe lideri më influencues europian”, shkruan Time.

I pyetur mbi ngjarjen e anijes Diciotti, Salvini përgjigjet se ministria e tij po punon për të mos pasur raste të tjera të ngjashme, por nëse ndodh ai do të sillet në të njëjtën mënyrë.

Sa i takon kufijve europian , ministri i bredshëm italian mbron tezën se ” nëse arrihet të mbrohen kufijtë e jashtëm të Europës, atëherë do të rihapen kufijtë e saj të brendshëm, pasi sot Shengen është pezulluar, thtoë ai. Francezët kanë kthyer pas 50 mijë persona në kufirin me Italinë e unë dua të mbroj kufijtë e jashtëm e të hap kufijtë e brendshëm” thekson Salvini.

Matteo Salvni konsideron “se emigracioni sjell kriminalitet e përplasje sociale”.

Për gazetaren amerikane Vivenne Valt, shprehja e përdorur shpesh nga ministri, “Italianë të parët ” (Italians firstë)k ujton mjaft shprehjen America first. të Donald Trump.

Por c’ mendim ka Matteo Salvini për liderin amerikan?

“Jemi vende të ndryshme me histori dhe ekonimi të ndryshme, Por dhe persona mjaft të ndryshëm. Vlerësoj propozimet e tij mbi ekonominë e sigurinë, thotë Salvini Trump i mban premtimet mbi kontrollin e kufijve, peshën fiskale e situatën ekonomike. Por nga ana tjetër pajtohem pak dhe me kritikat e botës politikisht korrekte”, thotë ai.

Por si i përgjigjet Matteo Salvini akuzave mbi influencën ruse në zgjedhjet politike italiane?

“Synoj një partnership të mirë mes Rusisë dhe Europës, përgjigjet Salvini. Historia e ndërhyrjes ruse në Itali ëhstë qesharake, Po kërkojnë hacker e tëitters rus, pro cìka ndodhi në Itali në zgjehdjet e fundit e arritën italainë vetë duke arsyetuar me mëndjen e tyre.”

Uragani Florence mbërrin në Bregut Lindor të SHBA

Uragani Florence ka nisur të fshikullojë pjesën e brishtë të Bregut Lindor të SHBA.

Zyrtarët paralajmërojnë për rritje të stuhive të rrezikshme për jetën në Karolinën Veriore dhe Jugore, pasi uragani lëviz drejt tokës me shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej 150 km / h.

Më shumë se 100,000 shtëpi tashmë janë pa energji ndërsa kushtet e motit fillojnë të përkeqësohen.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se stuhia ka potencialin për të vrarë “shumë njerëz” mes rreziqeve të përmbytjeve “katastrofike”.

Më shumë se një milion njerëz përgjatë brigjeve të Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Virginia janë urdhëruar të lëvizin.

Mijëra njerëz kishin marrë strehim në mjediset e emergjencës deri natën e së enjtes.

Koridoret ishin mbushur me turma njerëzish me batanije dhe dyshekë portativë

Rama për Kosovën: Luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar

Përballë gazetares Eni Vasili, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë rreth idesë së hedhur për rishikim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Eni Vasili se përse ka zgjedhur të heshtë, kur të gjithë kanë folur, Rama u përgjigj: “I takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarë që më takon të flas dhe të bëj komentatorin sepse njëra anë në Kosovë ka një debat mbi një ide dhe jo mbi një platformë. Ndjej detyrimin që të respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Isha shumë i qartë kur thashë se kam folur dhe do flas sa herë është e nevojshme për Kosovën dhe as kam folur dhe as do flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës”.

Rama u shpreh se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nevojitet një diskutim i brendshëm strategjik. Ai u shpreh se liderët në Kosovë nuk po e bëjnë këtë aktualisht.

“Duhet të bëjmë një diskutim të brendshëm strategjik dhe këtë duhet ta bëjnë ata që e drejtojnë Kosovën. Dhe këtë nuk po e shoh që ata ta bëjnë. Shqiptarët duhet të diskutojnë si burra të kuvendit dhe jo hidh e prit në televizion vetëm për t’u konfliktuar. Ne kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë”, tha Rama.

Ambasadori Lu: Tahiri të gjykohet pa presion politik

Ambasadori në largim, Donald Lu, deklaroi mbrëmjen e sotme se rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit duhet të gjykohet nga një gjykatës që ka kaluar vettingun dhe ndaj të cilit nuk ushtrohet presion politik.

Sipas ambasadorit amerikan, provat e dala në media për implikimin e dyshuar të ish-ministrit në trafikun e drogës, janë tepër të rënda për t’u anashkaluar.

Donald Lu: “Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik.

I ftuar në “Real Story”, ambasadori amerikan në ikje foli dhe për kanabizimin e vendit duke theksuar se mbjellja e lëndëve narkotike në Shqipëri është bërë me “bekimin” e politikanëve.

Donald Lu: Ajo që nuk është përfunduar është kapja e njerëzve që mbollën kanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika.

Lu e cilësoi interesant idenë e propozuar nga opozita për vettingun në politikë, por si diplomat në karrierë, ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron tek hollësitë”.

Rama tek Eni Vasili: Vetingu politik trubullirë

Kryeministri Edi Rama e konsideron një “lojë” të Lulzim Bashës propozimin e këtij të fundit për një vetting në politikë. Ai thekson se kjo bëhet për të krijuar turbëllirë.

Rama: Kjo është një lojë e Lulit si artist për të krijuar një turbullirë, ndërkohë që vettingun që po pastron pallatin e drejtësisë nuk e duan. Historitë e tyre nuk ndodhnin as në kohën e Enver Hoxhës: pse i fole atij në rrugë.

Kryeministri u shpreh se këtë çështje do ta çojë në Komisionin e Venecias.

Rama: Çështja me kë shoqërohesh, është çështje personale. Pastaj nëse ti influencon te një person i lidhur me krimin atëherë ti duhet të shkosh në burg dhe kjo është çështje e drejtësisë. Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias. Kjo që hedh Luli një gur në lumë dhe ne të mbytemi. Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë”.

Gjatë intervistës në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Rama tha se institucionet që do të hetojnë politikanët janë vetëm SPAK dhe BKH.

Rama: Vetting për politikanët është nëse je apo jo i pastër, të tjerat janë çështje e organeve të drejtësisë. Nëse duam të transparencë për politikanët duhet të gjejmë një mekanizëm. Një pakicë që thotë o bëje siç dua unë, ose nuk bëhet do të thotë që nuk e duan. SPAK dhe BKH janë institucionet që do të hetojnë politikanët, të tjerat shërbejnë për këta si thashetheme. Që të thonë Rama është i lidhur me krimin.

Pogba qëndron te United në rast se drejton Mourinho

E ardhmja e Paul Pogba te Manchester United është ende në pikëpyetje, me Juventusin që e pret me krahë hapur rikthimin e tij në “Allianz Stadium”.

Megjithatë, rruga e kampionit të botës drejt Torinos mund të karakterizohet me një kthesë 360 gradë, pasi sipas disa mediave angleze ardhja në “Old Trafford” e Zinedine Zidane mund të ndryshojë tërëisht vendimin e Pogba.

Sipas “Rai Sport” agjenti Mino Raiola ka qenë në kontakt të përsëritur me Juventusin për t’i siguruar ata se është i gatshëm për transferimin në Torino.

Pogba nuk ka bërë asnjë sekret të raportit të tij të tensionuar me taktikën portugeze dhe pronarët e klubit mund të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje mes lojtarit dhe trajnerit të tij.

Mesfushori i Francës ka veshur fanellën e Juventusit nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke vendosur një rekord botëror në tregun e merkatos, pasi u ble nga United për snjë shifër prej 105 milionë eurosh.