Stuhi të fuqishme në SHBA dhe Kinë

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në Filipine si pasojë e tajfunit, por bilanci nuk mund të mbyllet me kaq, pasi dëmet në zonat rurale janë ende të panjohura. Mangkhut konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018. Autoritetet në Hong Kong kanë lëshuar alarmin, me banorët që janë paralajmëruar të qëndrojnë mbyllur.

Era ka arritur deri më tani shpejtësinë e 117 km/h. Niveli i ujrave është rritur me rreth 3.5 metra në disa zona dhe peshqit kanë dalë tani edhe nëpër rrugë.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komunitetet në brigjet lindore po përballen me reshje rekord shiu si pasojë e stuhisë tropikale Florence, që deri më tani fajësohet për të paktën 14 viktima. Florence ka shkaktuar përmbytje katastrofike që kur preku tokën si një uragan i kategorisë një, të premten. Disa qytete kanë regjistruar deri në 60 cm shi në dy ditë.

Druhet se akoma më shumë komunitete mund të përmbyten, ndërsa stuhia vijon të ecë drejt perëndimit me një shpejtësi prej vetëm 3 km/h. Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur gjendjen e katastrofës në 8 konte në Karolinën e Veriut, një lëvizje kjo që lejon ndërhyrjen federale me ndihma e asistencë. Presidenti madje, sipas Shtëpisë së Bardhë, pritet që javën e ardhshme të vizitojë personalisht zonën.

Grabitet pika e Exchange në Vlorë

Grabitet pronari i një pikë Exchange në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Bashkimi” në Vlorës. Policia ka shkuar në vendngjare dhe po punon për zbulimin e autorëve.

Humbën në Llogara, policia gjen 4 italianët

Policia e Vlorës u vjen në ndihmë 4 turistëve italianë, ku dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerë kishin humbur rrugën.

4 shtetasit italianë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor.

Por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit, ku dy prej tyre ishin bllokuar në një zonë të vështirë dhe për këtë shkak kërkuan ndihmën e Policisë së Shtetit.

Në ndihmë të tyre u angazhuan 40 forca policore të DVP Vlorë dhe të Delta Forcë dhe pas 3 orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.

“Sot rreth orës 14:15, disa shtetas italianë kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi dy prej tyre kishin mbetur të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Qafën e Llogarasë si dhe dy shokët e tjerë kishin humbur kontaktet po në atë zonë.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, u organizuan shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Repartit “Delta Forcë”, filluan krehjen e zonës ku pas tre orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tre prej tyre si dhe pas gjysëm ore më vonë Policia gjeti edhe turistin e katërt” informon policia.

Turistët janë shoqëruar nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.

Edi Rama: Air Albania te hapi degë në Prishtinë

Kryeministri, Edi Rama, i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur në ERTV News, ndërkohë që pas muajve të testeve, “Air Albania” do të fluturojë dhe në Romë, Milano dhe Bolonja, për tu shtrirë hap pas hapi në drejtime të tjera.

Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjes në trupin e “Airbus 319”.

Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

1

Nikolla uron nxënësit dhe mësuesit për vitin shkollor

Urimi i parë i Nikollës shkoi për 32 mijë fëmijët e klasave të para që të hënën do të dëgjojnë zilen e shkollës për herë të parë.

“Vëmendja jonë është e gjitha për ju, për secilin prej jush 480 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar.Do të studioni me programe mësimore të lehtësuara dhe të larguar nga metoda e vjetër e mësimit përmendësh faqe e faqe të tëra” shprehet Nikolla.

Për vitin shkollor 2018-2019, 39 mijë maturantë do të kenë shansin të provojnë Maturën e Re, që sipas Nikollës është matura e lidhur me Universitetin dhe tregun e punës.

“Ky vit shkollor, vijon Nikolla, ishte dhe viti i librave falas nga klasa e parë në të katërtën. 610 milion lekë taksat tuaj të dashur prindër u kthyen sërish tek ju për tekstet e fëmijëve tuaj”.

Ministrja thekson se “do të vijojmë me programin “Bëj detyrat e shtëpisë” duke kaluar barrën nga ju të dashur prindër tek shkolla për përgatitjen e mësimeve”.

Në përfundim Nikolla pati dhe një paralajmërim të qartë për mësuesit se nuk do të tolerojë asnjë rast dhunë në institucionet arsimore.

“Për ne të drejtat e fëmijëve për të jetuar të lirë dhe të pa cënuar nga çdo lloj forme dhunë është e drejtë themeltare dhe e panegociueshme. Nuk do të tolerojmë askëd”.

Federiko Raho: Mafia shqiptare kryeson në Itali

“Ndër mafiet e huaja, mafia shqiptare dhe mafia nigeriane janë ndër më të pranishmet në territorin italian”.

Kështu ka deklaruar sot në një komunikim publik Prokurori Kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit italian, Federiko de Raho, gjatë vizitës në komunën Casal di Principe të Casertës ku u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi”.

“Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona”, tha Prokurori i Antimafias Italiane.

“Mafia shqiptare, tha ai, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale.”

Gjithashtu ai ka theksuar se pas disa vitesh mosveprim, në territorin italian ka rinisur dhe trafiku i kontrabandës së cigareve, i organizuar nga mafiet e huaja të pranishme në Itali e që nuk duhen nënvlerësuar.

Prokurori i Anitmafias ka deklaruar se ka kërkuar ngritjen e një komisioni Antimafia në Parlamentin Italian, mungesa e të cilit aktualisht ka krijuar një problem në aktivitetin e Antimafias italiane.

Policia italiane kap skafin me 2 ton drogë, 2 shqiptarë në pranga

Një motoskaf i ngarkuar me gati 2 ton drogë është sekuestruar gjatë një operacioni të ndërmarrë në brigjet italiane, në Vieste.

Dy shqiptarë janë arrestuar.

Operacioni është ndërmarrë në mëngjes kur është sinjalizuar për një gomone që vinte nga Shqipëria drejt brigjeve të italisë. Menjëherë kanë nisur kërkimet.

Media italiane shkruan se në operacion janë angazhuar dhe helikopterë të Guardia di Financa si dhe motoskafë të rojeve kufitare.

“Një kontroll i shpejtë ka mjaftuar për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar” shkruan sot ilmessaggero.it

Ariana Grande dedikim ish të dashurit: Të adhurova që në fillim

Këngëtarja Ariana Grande i ka bërë homazhe ish-të dashurit Mac Miller.

Për herë të parë ajo ka shkruar rreth vdekjes së tij.

Ylli i muzikës pop ka shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta në moshë të re me anë të një postimi në Instagram.

“Të adhurova që ditën kur të pashë, kur isha 19 vjeç dhe do të vazhdoj ta bëj,”-shkruajti Ariana.

Këngëtarja e konsideroi mikun e saj të më të mirë dhe që nuk e meritonte këtë.

Në videon e publikuar Grande shprehet se ndihet keq për shkak se nuk kishte qenë e aftë për të rregulluar apo qetësuar dhimbjen tek ai.

Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm McCormick, ishte i hapur për abuzimin me drogën.

Dyshohet se këngëtari vdiq nga mbidoza. Ai u gjeti i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është shpallur.

Në videon e publikuar nga Grande, ata shihen duke qeshur së bashku.

Ata u takuan në vitin 2012 dhe konfirmuan se ishin në një lidhje në vitin 2016.

Grande dhe Miller bashkëpunuan në një numër këngësh së bashku.

Ata u ndanë pak muaj më parë dhe këngëtarja u fejua komedianin Pete Davidson vetëm pak kohë pasi i dha fund lidhjes me Miller.

Air Albania është nisur sot në fluturimin e parë

Është nisur sot në fluturimin e parë ‘Air Albania’. Fluturimin e parë të testit të Air Albania do e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës.

Për të festuar këtë moment në Rinas ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Rama tha se janë zgjedhur pikërisht sutdentët e ekselencës pasi janë fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër, duke shprehur bindjen se do të jenë këmba e mbarë për kompaninë e fluturimit.

Edi Rama: “Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të Air Albania e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë.

Aryseja se pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe gjithë respektin, dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka.

Do thoni ju që atë që e bëni e veten për veten tuaj, kjo as nuk diskutohet që e bëni për veten, për prindërit por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit.”

Marrëveshja trepalëshe është miratuar nga qeveria shqiptare më 11 shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare të mërkurën.

Marrëveshja thotë se Air Albania do të jetë nën pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%.

Kompania, sipas vendimit, do të ketë një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (rreth 800 euro), ndërsa të tre partnerët angazhohen të financojnë shoqërinë brenda pesë ditësh nga themelimi në masën 200 mijë USD.

Marrëveshja i jep gjithashtu kompanisë turke Turkish Airlines fuqi disproporcionale administrimi në krahasim me kuotat e aksioneve që disponon ndërsa i jep të drejtën që të propozojë administratorin, i cili duhet të miratohet nga asambleja e aksionerëve. E drejta e propozimit i takon aksionerit turk që ka 49% të aksioneve, pavarësisht se dy aksionerët e tjerë kontrollojnë shumicën e thjeshtë prej 51% të aksioneve sëbashku

Adrian Limani: Ju rrëfej pasionin tim për fotografinë

iwantapicturebw11xIntervistoi Aurora Allushaj

Ai është ende shumë i ri. Sapo ka kapërcyer të 25 vitet e parë të jetës. Në vështrim duket qartë shikimi artistik, i njëjti që ai përdor për të shkrepur superfotografitë që po e bëjnë të famshëm çdo ditë e më shumë. Quhet Adrian Limani dhe fotografia ka mbetur pasioni më i madh për të që nga takimi i parë, në moshën 17 vjeçare kur nëna i dhuroi një aparat dixhital. Tashmë fantazia dhe talenti i tij kanë kapur majat, gazetat më me zë botërore kanë botuar punimet e tij si DailyMail, The Sun, The Telegraph, Mirror, The Australian, National Geographic, La Repubblica etj.. New Bulb Has Flourished, Lovely Day dhe Night Fly janë fotografitë që ai vetë i zgjedh midis shumë shkrepjesh të tjera. Ndër projektet më të afërta të Limanit është një ekspozitë nw disa vende ku Tirana do të jetë favoriti i përzgjedhur nga 21 vjeçari.

Në moshën 21 vjeçare jeni një fotograf autodidakt i afirmuar. Punimet tuaja janë botuar në gazetat më të mëdha botërore si DailyMail, The Sun, The Telegraph, Mirror, The Australian, National Geographic, La Repubblica etj. Si keni arritur deri në majat e fotografisë?

Fotografinë e bëj me shumë qejf dhe është pasion për mua. Qëllimi im është që çdo herë të bëj gjëra interesante dhe t’i ndaj ato me njerëzit anembanë botës, qoftë në botën virtuale dhe atë reale. Fotografitë çdoherë i kam shpërndarë në rrjetet sociale dhe portale të ndryshëm për fotografi. Por besoj se falë talentit dhe ideve që kam arrita të tërheq vëmendjen e disa revistave të njohura. Nuk ka qenë aspak e lehtë pasi jetoj në një vend ku arti i fotografisë nuk vlerësohet shumë, e sidomos lloji i fotografisë që fillova të bëj. Prandaj e vetmja rrugëdalje ishte të depërtoje jashtë kufijve duke përdorur internetin si mjet ndihmës. Falë punës, talentit dhe këmbënguljes kam arritur këtu ku jam sot.

Si nisët të merreshit me fotografi? A e mbani mend aparatin e parë fotografik? Ishte një dhuratë apo blerje e juaja?

Arti ka qenë pjesë e jetës sime që nga fëmijëria, gjithmonë kam dashur të merrem me ndonjë rrymë artistike dhe për këtë në fotografi u përshtata shumë mirë. Me fotografi fillova të merrem në moshë 17 vjeçare, kur mora si dhuratë aparatin e parë dixhital nga nëna ime.

1 (1)Keni pasur momente të vështira, cilat kanë qenë ato?

Natyrisht që kam pasur vështirësi, sidomos në periudhën kur kam filluar të merrem me kategorinë e FineArt, Surreal, sepse ky lloj arti në vendin ku jetoj nuk është i njohur fare. Por nëse e dëshiron suksesin duhet t’i kalosh të gjitha vështirësitë që has.

Mendoj se kompozicioni në fotografi është një lloj si ritmi në muzikë. Si është muzika që ju ndjeni?

Muzika është pjesë e pandarë për mua, kur punoj me fotografitë gjithmonë në sfond kam muzikën. Më pëlqen të dëgjoj më shumë muzikë klasike dhe relaksuese sepse më inspirojnë për të bërë gjëra të bukura.

Ju keni thënë se fotografia është arti i të observuarit, duhet gjetur diçka e veçantë në një vend të zakonshëm. Sa e vështirë është të gjendet e veçanta?

Ndonjëherë duhet te jesh me fat, ndonjëherë duhet ta gjesh vetë atë. Duke u marrë me kompozimin e fotografive është dhe më e vështirë sepse duhet ta krijoj unë të veçantën.

Fotografitë tuaja kanë zaptuar ëeb-in dhe gazetat më në zë botërore, kur dhe cili ka qenë vlerësimi më i madh që ju kanë bërë?

Nuk kam marr pjesë në ndonjë konkurs kombëtar apo ndërkombëtar fotografie, por vlerësimi më i madh mbeten publikimet në gazetat më të njohura botërore si: DailyMail, The Sun, La Repubblica etj..

Fotografitë e fundit të realizuara me hënën, afronin njeriun me hënën duke e çuar atë tek hëna apo të kundërtën? Cila është lidhja juaj me hënën?

Fotografitë me hënën mund të shihen në 2 aspekte: njeriu duke shkuar tek hëna dhe hëna duke u afruar tek njeriu. Në këtë grup fotografish kam dashur të paraqes njeriun e lumturuar nga hëna.

DSC_5202bw1aÇdo ditë e më tepër shikojmë që të kritikohen fotografi të ndryshme që hapin faqet e para në gazeta. Sipas jush a ekziston etika në fotografi dhe a respektohet nga fotogazetaria?

Është normale jo vetëm fotografia por çdo lloj gjëje ka një pjesë që e pëlqejnë dhe ata që nuk e pëlqejnë. Për sa i përket gazetave besoj se kërkohen gjëra interesante për të tërhequr lexuesit dhe kjo e bën më të vështirë selektimin e fotografive nga ana e përgjegjësve.

A keni një fotograf idhull dhe cili është ai?

Në botë ka pasur dhe ka shumë fotografë të mrekullueshëm. Kam shumë miq fotografë shqiptarë e të huaj të cilët janë shumë të talentuar. Po veçoj disa prej të preferuarve të mi meqenëse duhet: Steve Mc Curry, Adrian Sommeling, Guy Cohen, Kim Leuenberger etj etj…

4aFotografi Steve Mc Curry, me famë për fotot e tija në National Geographic vazhdon të ngulë këmbë se fotografitë më të mira i ka bërë me një aparat analog. A po “përkeqëson” dixhitalizimi fotografinë apo është thjeshtë nostalgji e Mc Curry?

Dua të them se Mc Curry është një legjendë e fotografisë, mua personalisht më pëlqejnë shumë fotografitë e tij. Ndërsa për pyetjen mendoj se është nostalgji e tij pasi ai është një gjeneratë pak më e vjetër se unë. Ai e ka nisur karrierën e tij me aparate analog, kështu që si shumë persona të tjerë që kanë punuar me ata lloj aparatesh ka nostalgji. Tashmë pothuajse gjithçka është dixhitalizuar dhe nuk besoj se e përkeqëson cilësinë e fotografisë, përkundrazi.

Cilat kanë qenë vendet që keni fotografuar deri tani dhe a keni një preferencë (vend, qytet, shtet) që dëshironi të fotografoni por ende nuk e keni realizuar?

Kam fotografuar në vende të ndryshme si Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Zvicër, Serbi, Maqedoni etj. Më pëlqen të udhëtoj dhe të bëj fotografi në vende të ndryshme, shpresoj me kalimin e kohës të kem mundësi të vizitoj dhe shumë qytete e shtete të tjera. Do kisha shumë dëshirë të vizitoja SHBA-të ose në Azi vende si Kina, India etj…

Ka një moment të ditës që jeni më i prirur për të rrëmbyer aparatin dhe fotografuar apo kjo ndodh spontanisht?

Ndonjëherë ndodh spontanisht e ndonjëherë e planifikoj të dal për të fotografuar.

A do të kemi një ekspozitë me fotografitë tuaja dhe kur?

Jam duke punuar për të realizuar ekspozitën time të parë këtë vit. Po mundohem ta realizoj diku jashtë, por kam dëshirë që një ekspozitë ta realizoj dhe në Tiranë.

lovelydaySa e keni lidhur arsimimin tuaj (shkenca kompjuterike) me fotografinë?

Shkencat kompjuterike dhe fotografia për mendimin tim në ditët e sotme janë të lidhura shumë me njëra tjetrën pasi sot jetojmë në një botë të dixhitalizuar. Kamerat dhe smartphonët e teknologjisë së lartë përmbajnë grafika dhe rezolucione shumë të avancuara, çka bën që fotografia dita ditës të marrë kualitete fantastike.

Si ka qenë fëmijëria juaj? Kishit menduar ndonjëherë të bëheshit fotograf?

Kam qenë një fëmijë shumë i lidhur me kompjuterin dhe botën dixhitle. Nuk e kisha menduar të bëhesha fotograf, kjo gjë ka ardhur gradualisht.

Si është një ditë e juaja? Si nis dhe si përfundon?

Në mëngjes zakonisht jam në shtyp, lexoj ndonjë gjë interesante, zakonisht në internet, pasdite frekuentoj kurse gjuhësore. Ditët që jam i lirë dal për fotografi, ndërsa në mbrëmje dal me shoqëri ose i punoj fotot që kam bërë më parë.

Cili është personi më i rëndësishëm për ju? Sa ndikon ai\ajo tek fotografia?

Familja më ka mbështetur shumë, në veçanti dy xhaxhallarët që dua t’i falënderoj. Ata më kanë ndenjur pranë dhe janë dy njerëzit më me influencë në jetën time.

Punimet tuaja duken si një drite-hije (llambë-hënë). Keni luajtur me dy elementët më të rëndësishëm të ekzistencës jetë\vdekje. çfarë do të thotë për ju jetë dhe çfarë vdekje?

Jetë është ajo çfarë na mban neve gjallë, ndërsa vdekje ndonjëherë mund të jetë edhe mungesa e të ndjerit gjallë.

Enjoying the winter by Adrian Liman2Mendoj se fotografi ka imagjinatën e një piktori por nuk përdor telajon por aparatin fotografik. Keni provuar të hidhni diçka mbi telajo?

Jo unë nuk jam piktor, nuk e kam bërë një gjë të tillë. Ajo që kam bërë është printimi i punimeve në forma të ndryshme letër, material druri, Kanvas dhe duken thuajse si të pikturuara.

Një fotograf ka thënë se jetojmë me ëndrra, sekuenca fotosh të ngrira në celulat e trurit. Kush është fotografia\ëndërr e preferuar për ju?

Në fakt janë shumë që më pëlqejnë, veccoj punimin Neë Bulb Has Flourished, Lovely Day dhe Night Fly.