Votohet ligji pvr teatrin, mungon Rama dhe Majko

63

Mazhoranca në Kuvend miratoi sot me 75 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Po kështu shumica miratoi me shumicë të thjeshtë edhe ndryshimet që vetë i bëri këtij ligji në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Rama ishte në Kuvend vetëm për një fjalim të shkurtër ku tha se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet.

Ndërsa Majko nuk ishte fare në Kuvend për shkak se merrte pjesë në një aktivitet në Drenicë , ku u përuruan shtatoret e heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, 20 vjet pas rënies së tyre në luftë.

Ligji parashikon një garë të hapur për këdo ka interes për të ndërtuar në këtë zonë me kushtin që të ndërtojë edhe Teatrin e ri Kombëtar.

Ligji i miratuar më ndryshime i ka lënë 30 ditë kohë kopmpanive të tjera për të hyrë në garë.