Champions League, Borusia poshtëron Real Madridin

71

Foto BorusiaNga Florian Behlula

Borusia e Dortmundit ka arritur një fitore të thellë 4-1 me Realin e Madridit, në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Katër herë ka shënuar sulmuesi polak, Robert Levandovski, i cili ishte heroi i mbrëmjes, ndërsa për madrilenët goli i vetëm u realizua nga Kristiano Ronaldo.

Gjermanët zhvillojnë një 90 minutësh fantastik, ku që në minutën e 8-të Levandovski mposht për herë të parë portierin Lopez. Barazimi për skuadrën e Murinjos vjen në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Borusia bën mrekullinë. Në të 50’ është sërish polaku që kalon verdhezinjtë në avantazh, ndërsa po i njëjti autor do të shënojë dhe golin e tretë.

Reali duket i pafuqishëm për të reaguar, ndërsa Dortmundi nuk ndalet. Në minutën e 66-të skuadra e Klop fiton një 11-metërsh, i cili shndërrohet në gol përsëri nga Levandosvki, i cili me “pokerin” e realizuar i jep një shtysë skuadrës së tij për në finalen e madhe të “Wembley”-t.