Raporti: xhandarmëria britanike dhunon femrat

62
Kolumbia Britanike/Kanada
Kolumbia Britanike/Kanada

Një raport prej 89 faqesh i  Organizatës së Ruajtjes së të Drejtave të Njeriut, HRW, mbi Kolumbinë Britanike, në Kanada, dokumenton dobësitë e vazhdueshme të policisë, në fushën e mbrojtjes së grave dhe vajzave autoktone në veri, si edhe keqtrajtimet  edhe sjelljet e dhunshme policore përballë tyre. Dështimet, në mbrojtjen ndaj dhunës së grave dhe vajzave autoktone, si edhe  keqtrajtimet nga ana policore, kanë shtuar tensionet e vazhdueshme, midis xhandarmërisë mbretërore të Kanadasë (GRC) dhe komuniteteve autoktone të rajonit. Qeveria kanadeze, duhet të vinte në jetë një Komision Kombëtar Hetimi, mbi vrasjet dhe zhdukjen e grave dhe vajzave indigjene, dhe sidomos në lidhje me pasojat e keqtrajtimeve policore, si edhe përdorimin e dhunës në komunitetet vendase, përgjatë autostradës 16, që është quajtur ‘Autostrada e lotëve’, në veriun e Kolumbisë Britanike.

Raporti thekson nevojën e hetime të rasteve flagrante, siç janë, dhuna fizike ndaj minoreneve vajza, duke i goditur me grushte, dhe spërkatur me spërkatës piperi, apo sulme me qentë e policisë dhe rastet më të rënda, që përmenden të jenë përdhunime të vajzave dhe kërcënime me jetë, në rast se, ato mund të tregojnë. Dhuna policore e xhandarmërisë britanike, është e egër edhe në rastet kur vajzat kërkojnë ndihmë në polici, duke përkeqësuar vazhdimisht tensionet midis forcave policore britanike dhe komuniteteve vendase, raporton HRW./a.b/