BE: kriza financiare europiane ka frenuar rritjen ekonomike

59

Komisioni EuropianKomisioni Europian ka publikuar sot, raportin mbi Stabilitetin dhe Integrimin Financiar Europian (EFSIR). Raporti nënvizon rëndësinë dhe urgjencën e reformave në sektorin financiar, me qëllim ringjalljen dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Raporti arrin në përfundimin se, kriza financiare, ka frenuar rritjen ekonomike për vitin 2012.

Raporti mbi Stabilitetin dhe Integrimin Financiar Europian (EFSIR), u prezantua me rastin e një konference të organizuar në bashkëpunim me Bankën Qendrore Europiane (BCE),në Bruksel. Ky eveniment, ka mbledhur së bashku hartuesit e politikave, personalitetet kryesore të botës financiare dhe të botës akademike, për të diskutuar mbi stabilitetin dhe integrimin financiar europian.

Komisioneri përgjegjës për Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet, Barnier, ka deklaruar se, masat politike të analizuara në këtë raport, përbëjnë instrumentet më të mirë, për të dalë nga kriza. Programi ynë i reformave, i drejtohet problemeve të institucioneve ‘shumë të mëdha, për të dështuar’ dhe aktualizon, një treg europian të shërbimeve financiare, më rezistues dhe më integrues. Barbier, ka theksuar gjithashtu se, është e domosdoshme, që sektori ynë financiar, të jetë në gjendje të mbështesë ekonominë reale dhe të hedhë bazat e rritjes ekonomike afatgjatë.

Në një mënyrë të përgjithshme, raporti tregon se pavarësisht përmirësimeve të vërejtura, kriza financiare, ka vazhduar të frenojë rritjen ekonomike, në mënyrë domethënëse, për vitin 2012.

Më në veçanti, raporti i këtij viti: tregon se propozimet europiane, për vënien në jetë të një unioni bankar, vijnë si nevojshmëri për thellimin e integrimit ekonomik  dhe financiar në Europë; ripërmbledh iniciativat kryesore politike të vëna në jetë, të adoptuara, të prezantuara dhe të përpunuara, më 2012; bazohet mbi debatin e gjerë të ndërmarrë nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe së fundmi, publikun e madh, për të analizuar modelet e ndërmarrjeve të institucioneve financiare dhe kryesisht mundësinë për të adoptuar reforma strukturore, në sektorin bankar; përpilon bilancin e progreseve të arrira në rregullimin e tregjeve të derivuara lirisht;  vë theksin mbi rolin qendror të sektorit financiar, për mbështetjen e ekonomisë reale, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në përfitim të gjithë shoqërisë, duke shqyrtuar vështirësitë që ndërmarrjet e vogla e të mëdha hasin për tu financuar.

Sfondi historik

Në vitin 1999, një treg unik financiar, në te cilin fondet qarkullonin lirisht dhe që i lejonte ndërhyrësve, të kryenin lirisht shkëmbimet midis vendeve të Unionit, ishte një ëndërr e largët. Që nga ai moment, situata ka evoluar në mënyrë domethënëse. Institucionet dhe tregjet europiane financiare, janë bërë më të ndërvarura. Evolucioni i tregut, ka detyruar autoritetet e rregullimit dhe të vëzhgimit, të përshtaten. Metodat e vjetra të organizimit, të rregullimit dhe të vëzhgimit financiar janë vënë në dyshim, ndërkohë që zhvilloheshin kanale transmetimi risku, përtej kufijve.

Komisioni ka qenë në dijeni, të domosdoshmërisë së ndjekjes së përhershme, të evoluimit të sektorit financiar të BE-së. Për këtë arsye, ai ka publikuar deri në vitin 2009, një “Raport mbi Integrimin Financiar Europian”, që analizonte evoluimin e tregut dhe të politikave, duke u bazuar mbi indikatorët e integrimit financiar, të efikasitetit, të stabilitetit dhe konkurrencës.

Kriza financiare, ka treguar se ishte e nevojshme, kushtimi i një vëmendje në rritje, ndaj çështjeve të stabilitetit financiar. Pikërisht, për mbajtjen parasysh të këtij evolucioni, “Raporti mbi Stabilitetin dhe Integrimin Financiar Europian”, ka marrë përparësi të veçantë, që prej 2010. Ky raport gjithashtu, është bëre subjekt i raportimit të masave të reja, që lejojnë vënien në jetë të një tregu financiar evropian, realisht të integruar.