Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.
Sipas MB-së, grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë/ gazeta Panorama/