Rama në Vlorë me jetimët: Mësimi jo më me libra, por kompjutera

65

rama6Rama është gjendur pranë fëmijëve jetimë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, për të cilët ka premtuar më shumë vëmendje dhe mbështetje për të ardhmen, duke i konsideruar një amanet të përbashkët.

“Vendosëm ta festojmë 1 qershorin, festën tuaj, këtu te jetimorja me dëshirën e madhe, duke duke u zotuar se do bëjëm shuëm më shumë për ju, për të gjithë fëmijët e Vlorës, për kushte më të mira në cerdhe, kopshte, lagje. Ju jeni një pasuri dhe amanet i përbashkët. Unë ju garantoj se bashkë me xhaxhi Shpëtimin do të bëjmë akoma më shumë për ju. 1 qershorin e ardshëm do ta festojmë prapë sëbashku diku tjetër” tha Rama.

Si në çdo festë, ku simbol i tyre janë dhuratat, edhe Rama nuk ka ardhur duar bosh, por jo rëndom me lodra, por me kompjutera tablet, të cilët ai i cilësoi si revolucion të arsimit për katër vitet e ardhshme. Kryesocialisti deklaroi se pas 23 qershorit do të fillojë paisja e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme dhe atyre 9-vjecare, për tu shkëputur përfundimisht nga librat.

“Sot kemi sjellë ca dhurata për fëmijët e jetimores, janë dhurata që lidhen me atë që duam të bëjmë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, kemi sjellë këto kompjutera të vegjël dore, këta kanë një të mirë shumë të madhe se fëmijët i mësojnë vetë, skanë nevojë për mësues për të mësuar si ti përdorin. Përmes tyre mësojnë edhe shumë gjëra që nga librat mësohet me vështirësi. Tabletat janë ato që ne duam të sjellim një të re të rëndësishme për shkollat e mesme dhe 9-vjecare brenda katër viteve të ardhshme. Të heqim librat dhe të mbajmë këto tableta për të gjithë procesin shkollor. Këto 30 tableta që kemi sjellë sot të shërbejnë si guri i parë simbolik i themelit të katër viteve të ardhshme këtu në Vlorë për të gjithë fëmijët e Vlorës. Do vazhdojmë në vijim të pajisim të gjithë nxënësit që të transformojmë të gjithë procesin e mësimit, për t’iu dhënë mundësi të mësojnë me lehtë edhe gjuhët e huaja” tha Rama.

Më tej fëmijët e jetimores nën një dekor tejet festiv kanë shijuar deri në fund festën, ku u ishte rezervuar një shfaqe teatri dhe muzikë.