Rama nga Orikumi: Do të zgjidhim çështjen e pronës

64

29-maj-Rama-Kavaje-300x158Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar axhendën elektorale me zonën e tij elektorale, qytetin e Vlorës. Pas takimit me banorë të Noveselës, të cilëve Kryesocialisti u bëri thirrje të mos japin asnjë votë për kandidatët e pavarur, ai u ndal në Orikum, në një bashkëbisedim me banorë të asaj zone. Çështja e pronës ka dominuar të gjithë diskutimin, ku Rama garantoi banorët se do t’u kthejë pronarëve cdo pronë të grabitur padrejtësisht, dhënien e çertifikatave të pronësisë për fermerët si dhe legalizime për banesat e tyre.

“Ne nuk mendojmë se pronat e shqiptarëve duhet të grabiten nga më të fortët. Rilindja nuk vjen pa zgjidhur çështjen e pronës. Duhet zgjidhur në tre drejtime: 1) Pronarët do të marrin atë që ju takon dhe as sa është e mundur të marrin sot, në këtë çullurdi. 2) Në do ngremë transparencë dhe fuqiplotë me mandatin e Kuvendit, për kthimin dhe kompensimit të pronave dhe do bazohemi tek arkivi origjinal dhe do shohim tërë lesh e li që bëri Saliu si president bashkë me të tjerë. Familjet me origjinë malore vijnë në bregdet dhe ju të bregdetit mbeteni me gisht në gojë. Do i kthejmë popullit shqiptar pronat e marrë pa të dejtë sidomos në bregdet. Do kthejmë ato prona që një herë janë paguar paraardhësit dhe nuk mund të marrin pronën për të cilën janë paguar njëherë e një kohë. Do kthejmë pronat në barë të ligjit jo të albitraritetit. Do kthejmë pronat ose do i kompensojmë. Port a kenë të qarta se at dhe familjet e tyre marrin atë që u takon. Do japim certifikatën e pronës atyre që u takon. 3) Legalizimet. Nuk do lemë njerëzit që kanë ndërtuar shtëpi për të strehuar fëmijët e tyre që të vijojnë të rrinë me ajër me strehë dhe pa shtëpi. Do i japim titullin e pronësisë”, premtoi Rama.

Rama  evidentoi se ndonëse për arsye të ndryshme, si Partia Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste në më shumë se 20 vite tranzicion nuk kanë bërë asgjë për Vlorën.

“Gjithë ky territor është në rrënim se përfaqësuesit tuaj nuk janë mbështetur dhe e vërteta historike e këtij tranzicioni është se qeverisja socialiste më parë dhe asaj e Saliut nuk bëri asgjë për këtë  zonë. Nga Saliu ska cfarë pret Vlora, se Saliu nuk e harron Vlorën dhe mirë bën, por as Vlora nuk do ta harrojë se ka borxhe të pashlyeshme me historinë. Janë bërë lloj-lloj rrugësh e gjerësish por Vlora është e izoluar, pa rrugë, pa ujë, pa certifikata pronësie, jemi akoma tek Fan Nolit pranë detit të palarë. Nuk dihet si vazhdon historia nëse në 23 qershor nuk marrim përsipër të nënshkruajmë një histori të re dhe ne do ta nënshkruajmë. Zotohem solemisht se do të vi përsëri si deputet i Vlorës dhe Kryeministër për të marrë një nga një problemet dhe për ti zgjidhur” theksoi Rama.

 

 

Propozimit të një banori për të ndërruar emrin e partisë pas 23 qershorit Rama iu përgjigj:

“Nuk kemi pse ndërrojmë emrin e PS, mirë e kemi. E mira është ta meritojmë emrin, të thuash PS do të thotë të jesh për disa ideale dhe vlera që na ndajnë qartësisht nga kundërshtari. Jemi PS se nuk jemi për rritjen e papunësisë dhe pasurimin e një grushti njerëzish. Jemi për puësimin real dhe që gjithë populli të përfitojë nga pasuritë kombëatare. Quhemi PS se nuk jemi për shkatërrimin e biznesit të vogël dhe mbajtjes së monopoleve. Jemi për mëbshtetjen e të gjitha familjeve që jetojnë me punë të ndershme, jemi për sipërmarrjen në kushtet e një konkurence të lirë dhe të ndershme, jemi për taksim të ndershëm. Jemi për shërbimin shëndetësor universal, ku të gjithë të marrin shërbimin falas. S’mund të pranojmë që 1 në 15 vjecarë të jenë analfabetë funksionalë. Ne refuzojmë importin e plehrave nga jashtë, por me përpunim të mbetjeve dhe mjedis të mbrojtur” tha ai.