Ministrat po transferojnë me urgjencë paratë ne bankat e huaja

18
money02251
foto ilustruese

Gazeta Dita

Sipas disa portaleve online “transfertat me origjinë nga Shqipëria janë shumëfishuar në dy tre javët e fundit”. Një nga portalet përmend emrat e Pollos, Imamit, Olldashit e Bregut, por burimet e cituara janë ende anonime dhe të pasigurta.

Fonde të regjistruara nëpër sistemin bankar shqiptar në emër të miqve apo familjarëve të zyrtarëve të pasuruar falë korrupsionit, janë duke u larguar nga Shqipëria? Këtë sugjeron një lajm i shpërndarë dje në disa portale online, ku përmendeshin edhe disa mbiemra ministrash, por pa dhënë citime burimesh të besueshme. Lajmi thuajse nuk ka patur mbulim pertej pjeses online. Sipas këtij informacioni (portalet që e kanë botuar citojnë “një burim anonim pranë Bankës së Shtetit”) në javët e fundit, qysh prej fillimit të fushatës elektorale, është rritur me ritme të përshpejtuara numri i transfertave nga Shqipëria. Të rritura po ashtu rezultojnë edhe shumat që janë transferuar nga llogari bankare në Shqipëri, nëpër llogari bankare jashtë vendit.

“Tax heavens”

Portali top-lajm.com shkruan se ajo që bën përshtypje në lidhje me këtë lajm është fakti se një numër i madh i këtyre transfertave të vlerave monetare është bërë për në vende që kanë sisteme të ulëta taksimi mbi vlerat e depozituara në banka dhe që njihen si “tax heavens”. Vende të tilla janë një strehë e sigurt për ata që duan të fshehin vlera monetare që janë siguruar në mënyra ekstraligjore apo edhe të paligjshme, për ti fshehur këto asete nga sytë e shtetit e të mbikqyrësve.

Tax Heavens sigurojnë mbrojtjen e identitetit të depozituesit me anë të një kuadri të zgjeruar ligjor, që mund të anashkalohet vetëm në raste ektreme, sic janë hetimet për mbështetje ndaj terrorizmit apo raste të tjera të kësaj natyre. Këto vende janë të preferuarat e politikanëve të korruptuar.

Çfarë shumash?

Kurse portali tregues.com thotë se “transfertat me origjinë nga Shqipëria janë shumëfishuar në dy tre javë, por si pasojë e periudhës së procesimit nëpërmjet sistemit të pagesave që ndodhet brenda Bankës së Shqipërisë, janë dashur pak ditë për ta vërejtur këtë fenomen. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmend ta bëjë publik këtë lajm pasi është e bindur se impakti mbi sistemin bankar nuk ka për të qenë i madh, ajo që e ka bërë dukurinë që të bjerë këto ditë në sytë e Bankës Qëndrore është fakti se në masën dërrmuese të tyre këto transferta janë prej shumash që janë disafish më të mëdha sesa transfertat normale”. Kurse portali 365.al shkruan se nuk bëhet fjalë vetëm për transferta të pazakonta por edhe në disa raste për mbyllje llogarish dhe tranferim total të shumave jashtë Shqipërisë.

Përmenden dhe emra

Një tjetër faqe online dainosal.com pretendon se burimi bankar ka përmendur edhe emra. Sipas kësaj faqeje “lajmi fillestar është dhene nga nje burim anonim prane Bankes se Shqiperise që menaxhon edhe sistemin e pagesave nderbankare dhe eshte verejtur se disa nga njerezit qe kane bere transferta te medha jane te aferm fisnorë dhe te aferm pa lidhje fisnore te disa prej figurave kryesore te maxhorances aktuale. Ky portal shkruante dje: “Nderkohe qe transfertat nga persona kane nje limit kur duhen raportuar, shume tansferta jane kryer edhe nga biznese qe jane perfolur per lidhje me politikane te ndryshem. Transferta te ketij lloji jane bere nga disa njerez me mbiemrin Olldashi, nga te aferm e partnere biznesi te familjes se Majlina Bregut, Po ashtu transferta te medha monetare flitet se jane bere nga biznese qe kane lidhje me Ministrine e Mbrojtjes dhe nga familjare te Arben Imamit, si edhe nga njerez te Genc Pollos. Deri tani kjo eshte e vetmja liste emrash qe eshte bere publike…”.