70 të vdekur dhe 600 te plagosur në Egjipt, Policia dhe Ushtria qëllojnë mbi manifestuesit

51

egypt-violence-GETTYDhjetëra militantë të Vëllezërve Myslymanë janë vrarë të shtunën në mëngjes në rrugën e aeroportit të Kajros. Lëvizja islamiste jep një bilanc prej 70 të vrarësh. Përplasjet kanë filluar midis përkrahësve të presidentit egjiptian Morsi dhe forcave të sigurisë. Këto të fundit kanë qëlluar me plumba realë mbi manifestuesit.

Të gjithë të plagosurit që vijnë këtu janë në gjendje shumë të rëndë. Personat janë të qëlluar me plumba”,- deklaron për euronews përgjegjësit e spitalit në Nasr City në verilindje të kryeqytetit egjiptian. Sipas Vëllezërve Myslymanë, të shtënat e ushtrisë dhe të policisë egjiptiane kanë plagosur të paktën 600 persona në radhët e tyre.

Ne manifestojmë paqësisht-, shpjegon lideri i lëvizjes islamiste, për Euronews. Ne kemi të drejtën t’i themi botës që populli egjiptian mund ta zgjedhë presidentin e tij, parlamentin e tij dhe Kushtetutën e tij, por asnjë ushtri nuk ka të drejtë të privojë popullin nga kjo”.

Një tjetër përplasje midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Morsit ka degjeneruar gjatë natës së të premtes duke u gdhirë dita e shtunë në Aleksandri, në veri të Egjiptit. Një bilanc i pakonfirmuar bën fjalë për të paktën 7 të vdekur si pasojë e këtyre përplasjeve.