Avokati i Popullit Totozani, thirrje shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalasë që të dorëzohen

52

Igli-Totozani-Deklarate-NOAAvokati i Popullit në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje të arratisurve nga burgu i Trikalasë në Greqi, tre javë më parë, që të dorëzohen.

Pas vrasjes së tre prej tyre gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë greke, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin e tij për humbjen e jetëve njerëzore duke theksuar se e drejta për jetën ka përparësi ndaj çdo lloj mase.

Tre prej të arratisurve nga burgu i Trikalasë kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit, po kështu kanë humbur jetën edhe një polic dhe një shtetase greke. Avokati i Popullit shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore. Bëj thirrje për shmangien e përdorimit të mëtejshëm të forcës. E drejta e jetës ka përparësi ndaj çdolloj mase. Vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangë përdorimin e mëtejshëm të forcës, që të mos humben jetë të tjera”,- ka deklaruar Totozani.

Pas ekzekutimit të Ermir dhe Flamur Lika, një shtetas i tretë shqiptar është ekzekutuar nga forcat policore greke.

Marian Kola, 36 vjeç i arratisur nga burgu i Trikalasë në Greqi, është ekzekutuar pas një dyluftimi me armë me palën greke. Shkëmbimi i zjarrit midis Kolës dhe policisë greke ka ndodhur pranë fshatit Frosini të Sulit. Policia greke ka raportuar se, pranë trupit të Marian Kolës është gjetur një armë tip kallashnikov, një krehër me fishekë, një granatë si edhe ushqime të gatuara, çka tregon sipas policisë greke se persona të tjerë e kane ndihmuar shqiptarin Kola të arratiset.

I arratisuri tjetër, që ndodhej në shoqërinë e Marian Kolës, Ilir Kupa ka arritur t’i shpëtojë sërish policisë.

Policia greke ka raportuar gjithashtu, se vazhdon operacioni për kapjen e të arratisurit Ilirian Kupa. Nga hapja e zjarrit nga shqiptarët e arratisur, ka ngelur i plagosur edhe një polic grek, i cili pasi është dërguar me urgjencë në spital, raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.