Paloka: Astrit Patozi ka njollosur procesin, duke dëmtuar PD-në

56

edipalokaokPas akuzave të rënda që hodhi ish Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi mbi një proces zgjedhjeje të deformuar për kreun e PD-së dhe për kandidatura të paraselektuara për të fituar garën nga Berisha, vjen dhe reagimi i deputetit demokrat Eduart Paloka.

Paloka deklaron, se qëndrimet e Patozit janë subjektive, pasi ai është mik i ngushtë i Olldashit dhe të gjithë e dinë këtë. Gjithsesi vazhdon ai, kjo nuk e justifikon qëndrimin e tij.

Procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike, për mendimin tim ishte një nga proceset më të mira që mund të zhvillohej ndonjëherë. Kjo, për më tepër që u zhvilluan për herë të parë përmes parimit “një anëtar-një votë”, dhe u realizuan në një kohë relativisht të shkurtër për shkak të dorëheqjes së z. Berisha nga posti i kreut të partisë.  Procesi zgjedhor ishte transparent dhe mbi bazë rregullash qartësisht demokratike, rregulla këto që u pranuan nga të gjithë”,- deklaron Paloka për “GSH”.

Paloka akuzon Patozin, se ka njollosur procesin duke dëmtuar PD-në. AI thotë gjithashtu se në dy orë intervistë, Patozi në vend që të merrej me Ramën u mor me PD-në.

Ta njollosësh këtë proces në një kohë që u mor me entuziazëm nga të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, nuk është aspak në favor të PD-së dhe as të atyre që presin një ringritje të PD-së.  Për më tepër kjo njollosje bëhet për arsye subjektive. Arsyeja është e thjeshtë: Të gjithë e dinë që z.Olldashi është mik i afërt i tij, por kjo nuk e justifikon një qëndrim të tillë të nënkryetarit të PD-së. Më erdhi keq kur ndoqa intervistën dy orë të nënkryetarit të PD-së, i cili, në vend që të merrej me kundërshtarin politik Edi Rama dhe me PS-në, gjithë kohën u mor me sulme ndaj procesit zgjedhor të PD-së. Një humbje e thellë e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, vërtet mund të të mërziste, dhe, nuk flet për një proces të rregullt të garës në PD, por për të kundërtën. Ndaj dëshiroj që të gjithë demokratët ta kalojnë këtë moment dhe të bashkohen për të ringritur sërish Partinë Demokratike. Të gjithëve u bëj thirrje që t’i lënë mënjanë simpatitë personale dhe të punojnë bashkërisht për rikthimin sërish të PD-së në pushtet”,- thotë ai.