5 ishujt më të bukur në botë

Ambergris Caye

Përveç të qënit ndër ishujt më ‘të bukur në botë’, janë edhe ëndrra e shumë udhëtarëve. Por ja kush janë ishujt më të bukur dhe vizituar në botë: 1. Ambergris Caye, ishulli “më i madh në Belize, me ngjyrë uji kristal dhe rrënojat e historisë së popullit Maya; 2. St John në Ishujt e Virgjër të SHBA, me plazhe me rërë të bardhë; 3. Bora Bora, që i përket një grupi ishujsh që të jep përshtypjen e një valleje tipike polineziane, 4. San Juan, në arqipelagun  me të njëjtin emër në territorin e Uashingtonit,  ku mund të admironi spektaklin e natyrshëm të kalimit të fokave.  5. Santorini Island, më i madh i Cyclades, gjithashtu i njohur për një nga perëndimet më të bukura në det.

Ambergris Caye
Ambergris Caye

 

 

 

 

 

 

 

St John Island
St John Island
Bora Bora
Bora Bora
San Juan
San Juan

Santorini

Basha: Kujdes! Renditja sipas rëndësisë strategjike, dëm për vendin

52206basha_1Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha apeloi sot se duhet pasur kujdes me politikën e jashtme që ndjek Shqipëria dhe se kjo e fundit të mos përdoret si instrument për propagandë politike.
Deklarata bëhet në rrjetin social, Facebook, ku Basha thekson se cdo trajtim me emocione që u bëhet marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët, janë amatorizëm dhe dëm për vendin.
“Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.
Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik.
Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit. L.Basha”.

Reagimi i Bashës vjen kështu pak ditë pasi kryeministri i zgjedhur Edi Rama kreu në vendet fqinje, Turqi, Greqi e Itali.
Rama gjatë vizitës në Turqi theksoi se ky vend është një partner strategjik për Shqipërinë, deklaratë që ngjalli shumë reagime në fushën e diplomacisë dhe atë politike

Një udhëtim në Valbonën e mrekullive

Valbonë
Valbonë
Valbonë

Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore.

Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore

Kështu ka magjepsur edhe Catherine Bohn, duke bërë të dashurohet jo vetëm me Alfredin, djalin shqiptar, por sidomos me shkrepat e lëndinat, kthjelltësinë e ujit, freksinë e ajrit dhe mikpritjen e malësorve.

Një udhëtim që ka nisur bukur jetën e amerikanes e jo vetë. Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura.

Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

Të bësh një udhëtim në vjeshtë, në Luginën e Valbonës, duhet të përgatitesh jo vetëm materialisht për çfarë do të marrësh me vete, por në radhë të parë shpirtërisht, për të përballuar dhe shijuar nga ana emocionale, bukuritë befasuese të këtij parku kombëtar verior të Shqipërisë,i cili tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë.

Tryezë tipike Valbonase
Tryezë tipike Valbonase

Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.

Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës.

Çfarëdo aspekti që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rruga për në Valbonë është një vrapim i bukur mes malesh e ujrash, nëpër luginën e Fierzës, ku vjeshta ka mundur të ndryshkë vetëm shkurret e shpateve të thyera, duke e kthyer peisazhin në një spektakël të vërtetë gjyrash -nuanca të së kuqes – që pasqyrohen mbi syprinën e gjelbër të liqenit.

Lugina e Valbonës ndodhet në pjesën më veriore të vendit, në lindje të masivit malor të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës. Lugina nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, prane digës së hidrocentralit të Fierzës.

Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 km. Valbona ndodhet 25 kme larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës.

Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë, udhëtimi kalon nëpërmjet një lugine të ngushte, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ah e bredh, ndërsa rruga është e paasfaltuar. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit, pasohen nga gryka e ngushte me shpate të thepisura e Klisyrës.

Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, më kulla guri 100 e 200 vjecare, madje dhe më të vjetra. Në të të rrjedhës së Valbonës ndodhët një ujvarë disa dhjetra metra e lartë, që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë, në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi, ndodhet shpella e Bajram Currit.

Valbona ka mahnitur shumë vizitorë të huaj, të cilët për të pranuar magjepsjen, janë kthyer ta vizitojnë sërish. Por deri më tash nuk kishte ndodhur ndonjëherë që vizitorët të mbeteshin përgjithmonë aty. Kjo ndodhi me Catherine Bohn, që erdhi nga Amerika e largët e u “shitua prej zanave”, të këtij vendi të egër.

Zanat e maleve shkundën shkopin e tyre magjik mbi kryet e Alfredit dhe malësori e magjepsi vajzën aq sa ajo nuk donte të shkonte më në Amerikë, por donte të rrinte aty, mes shkrepave e lëndinave ku ai kishte shtëpinë, e jetonte me vëllezërit e nënë Sosen.

Ndonëse thjesht me xhinse e atlete, e jo me veshje tradicionale e kësulë të bardhë mbi kokë, efekti tek Catherine ishte i njëjtë, ajo u dashurua me këtë djalë dhe vendosi të jetonte me të aty mes maleve, duke braktisur përgjithmonë tokën e premtuar.

Të flasësh sot për Valbonën, është e pamundur të mos përfshish në rrëfimet e tua Alfredin dhe Katerinën, të ciltët jo domosdoshmërsht por natyrshëm, janë njerzit e parë që ju presin sapo shkelni në Valbonë, nëse keni ardhur aty për të gjetur mikpritje dhe aventurë.

Valbone ThethSi shkohet në Valbonë

Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtosh shtatë orë nga Tirana. Pjesa kryesore e udhëtimit, është segmenti Tiranë-Bajram Curri, që përfshin edhe udhëtimin me traget nëpër liqenin e Komanit.

Pamjet fantastike të shpateve malore që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit, janë të paharrueshme.

Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malore. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigante të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.

Udhëtimi me traget zgjat dy orë e gjysmë dhe kushton 300 lekë të reja, ndërsa udhëtimi nga Tirana në Bajram Curri me furgonat e linjës, kushton 1000 lekë të reja. Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës, shkohet me mjete të tipit 4 x 4 por edhe me furgonë të linjës, bileta e të cilëve kushton 150 lekë të vjetra.

Misteri i vajzës me koeficient inteligjence 140

4vjecarija-300x173 Katër vjeçarja Saffron Pledger nga Britania ka bërë testin e inteligjencës, me të cilin është konfirmuar se koeficienti i saj i inteligjencës (IQ) është 140, që është 40 pikë më shumë se mesatarja britanike.
Vajza qysh tani di të shkruajë, lexojë, numërojë deri në 50 dhe madje kryen operacionet e thjeshta matematikore si mbledhje e zbritje, dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë leksion në shkollë. Babai i saj, Dany Pledger, i cili ka fituar disa herë në kuisin britanik “Countdown”, vlerëson se vajza e saj ka mësuar të lexojë kaq herët pasi ka përcjellë kuisin për shkak të tij, transmetojnë mediet britanike.
Familja tani pret që organizata Mensa të bëjë verifikimin përfundimtar të testit, të cilin Saffron e ka bërë, dhe nëse pranohet, do të jetë një nga anëtaret më të reja të organizatës, e cila mbledh njerëzit me koeficientet më të larta të inteligjencës. Anëtari më i ri i Mensa-s u bë Elis Ten Roberts nga Londra më 2009, i cili atëherë kishte vetëm dy vjet e katër muaj.

Belgjikë, punonjësit nuk do të paguhen kur pinë duhan!

sigarettaRisia u bë e ditur nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Publk, i cili jo vetëm specifikoi që koha e kaluar duke tymosur nuk është më pjesë e orarit të punës (pra do të rekuperohet), por i detyron punonjësit edhe të dalin në rrugë për të ndezur cigaren (jo më në godina).
Pushimi i cigares nuk do të paguhet më. Për 18 mijë punonjësit publikë e Valonisë, pjesës franceze të Belgjikës, ka një detyrim të ri: të firmosin apo timbrojnë kartën e punës sa herë që do të hyjnë dhe dalin nga zyra për të ndezur një cigare.
Ky vendim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të sindikatave, sipas të cilave punonjësit rrezikojnë t’u shkurtohet paga dhe të qendrojnë më gjatë se orari zyrtar në zyrat e tyre, edhe nëse mund ta kenë përfunduar punën e tyre.

Rregullorja e re ka edhe diçka tjetër. Punonjësit nuk mund të dalin të tymosin përpara godinave, pasi do të jepnin një imazh të keq të administratës publike tek qytetarët, por duhet të përdorin lulishtet e brendshme të institucioneve apo parkingjet. Pra, sa më larg kalimtarëve. Me vendosjen e këtyre rregullave “të bezdisshme”, ndoshta mund të ulet disi numri i duhanpirësve në administratën publike të Valonisë.

Protestë e studentëve të facultetit të mjekësisë në New Delhi, Indi

Protestë e studentëve të facultetit të mjekësisë në New Delhi, Indi. (Adnan Abidi, Reuters/Contrasto)
Protestë e studentëve të facultetit të mjekësisë në New Delhi, Indi. (Adnan Abidi, Reuters/Contrasto)
Protestë e studentëve të facultetit të mjekësisë në New Delhi, Indi. (Adnan Abidi, Reuters/Contrasto)

Sot takime të rëndësishme mes SHBA-së dhe Rusisë

chucSekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, pritet të takohen sot me homologët e tyre rusë, Sergei Lavrov dhe Sergeri Shoigu megjithë problemet në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Takimi i sotëm në Washington pritet të mbahet megjithë njoftimin që e ka bërë Shtëpia e Bardhë të mërkurën se presidenti Barack Obama e ka anuluar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin i planifikuar për muajin e ardhshëm.

Lidhjet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë në një pikë të ulët në disa çështje, njëra prej të cilave ka të bëjë me aprovimin e kërkesës për azil të ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snwoden.

Snowden ju ka dhënë mediave informacione sekrete të programve amerikane të vëzhgimit të internetit dhe telefonatave.

Takimi i sotëm pritet të ketë në fokus  situatën në Afganistan, Iran, Kore të Veriut si dhe planet amerikano- evropiane për mbrojtje raketore që Rusia e kundërshton ashpër.

Mediat kosovare: Arrihet marrëveshje me Serbinë, prefiksi i Kosovës +383

serbikosoveNdërsa zyrtarët serbë mbrëmë mohuan të jetë arritur marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për telekomunikacionit, mediat në Kosovë theksojnë se kjo marrëveshje tashmë është arritur.

Sipas gazetës “Koha Ditore” e cila citon burime të saj në Bruksel, sipas marrëveshjes Kosova do të ketë prefiksin e saj telefonik +383, kurse Telekomi i Serbisë do të ofrojë shërbime telefonike në lokalitetet e banuara me serbë në Kosovë dhe thirrjet telefonike nga Kosova në Serbi do të trajtohen si thirrje lokale.

Sipas kësaj gazete prefiksi i telefonisë për Kosovën do të sigurohet përmes Austrisë ose Suedisë.

Por, Brukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjës për telekomin mes Kosovës dhe Serbisë.

Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme, Catherine Ashton e cila ka ndërmjetësuar takimet e kryeministrave të Thaçi e Daçiç, ka thënë se ende nuk ka asgjë të re rreth kësaj teme.

“Ende nuk ka ndonjë lajm për pranimin e marrëveshjes. Ne shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë shkurtimisht Kocijançiç.

Një ditë më parë, delegacioni kosovar për dialogun teknik i kryesuar nga zëvendës kryeministrja Edita Tahiri kishte thënë se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjës, ndërsa pala serbe ka kohë deri sot.

Mediat kosovare sot kanë raportuar se marrëveshja është arritur pasi edhe delegacioni serb ka rënë  dakord për këtë gjë, por kjo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.

Ndërkohë takimi i radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiç varet kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin.

Shorti i EL: Kukësi-Trabzon, Skënderbeu-Odesa

sport-240820hp2_751945918Kukësi do të përballet me skuadrën turke Trabzonspor, ndërsa Skënderbeu do të masë forcat me skuadrën ukrainase Chornomorets Odesa në dy ndeshje e play-offit të Europa League.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës i ka dhënë Skënderbeut një sfidë më të lehtë se sa Kukësit.

Kampioni i Shqipërisë në futboll do të përballet me skuadrën Chornomorets Odesa, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në udhëtim më 22 gusht, dhe ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet një javë më pas në Qemal Stafa.

Nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, që deri tani ka qenë befasia e Europa League, do të ketë punë shumë më të vështirë. Kukësi do të përballet me skuadrën turke Trabzonsport, me ndeshjen e parë po ashtu si mysafire.

CEZ: Nis ndërprerja e energjisë për institucionet debitore

CEZ-remonteAshtu siç kishte paralajmëruar, “CEZ Shpërndarje” nisi sot ndërprerjen e energjisë elektrike për institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, si dhe për zyrat administrative të ujësjellësve debitorë në të gjithë vendin.

“CEZ Shpërndarje u la një afat të arsyeshëm të gjitha këtyre institucioneve, për të paguar detyrimet e prapambetura, por asnjë nga këto institucione nuk ka reaguar për shlyerjen e debisë. Ky ishte një apel i përsëritur që CEZ Shpërndarje u bënte këtyre institucioneve dhe brenda disa muajsh ata ishin njoftuar zyrtarisht për detyrimet ndaj kompanisë, si dhe ne shumicën dërrmuese të rasteve e kanë pranuar se janë në borxh me CEZ Shpërndarje”- thuhet në një njoftim të kompanisë.

Sipas “CEZ Shpërndarje”, në total detyrimi i këtyre institucioneve, pa përfshirë kamat-vonesat, llogaritet në rreth 65 milionë dollarë.
“CEZ Shpërndarje” shpreh vendosmërinë për të mos furnizuar me energji elektrike asnjë nga institucionet debitore, derisa ata të paguajnë detyrimet e tyre.

“CEZ Shpërndarje garanton qytetarët se kjo kompani do të trajtojë me të njëjtin standard abonentët private dhe shtetërore, duke furnizuar me energji ata që paguajnë energjinë dhe duke prerë çdo lidhje për ata që nuk paguajnë energjinë.