Rama: Ndërtimet në bregdet kancer agresiv

65

ramaNë këtë ditë Bajrami, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka zgjedhur të vizitojë qytetin ku dhe fitoi mandatin e deputetit, si kryesues i listës së PS, Vlorën. Rama do të hapë në Vlorë zyrën e tij të deputetit, ku qytetarët mund ti drejtohen për shqetësimet e tyre.

Ndërkaq përmes një postimi në “Twitter” Rama ka paralajmëruar një operacion të gjërë kundër ndërtimeve pa leje.

“Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë.”- shkruan Rama.

Lideri i mazhorancës së re thekson se operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Situata me ndërtimet pa leje në bregdet për Ramën konsiderohet si një emergjencë kombëtare.

Më tej Rama kërkon mbështetje për këtë operacion dhe kërkon që të përcillet në zyrën e tij çdo  ankesë konkrete kundër abuzuesve.

“Ju lutem çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni shoqëroheni me ‪”‎Stop rrënimit” shkruan Rama.

Pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje ka qënë një nga premtimet e Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit.