lulzim bashaKrerët e lartë të shtetit dhe të politikës uruan sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Urimet e politikanëve u përcollën fillimisht në vizitën tradicionale në Komunitetin Mysliman dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku u pritën Haxhi Selim Muça dhe nga baba Edmond Brahimaj.

Në emër të Partisë Socialiste dhe të qeverisë së re, Niko Peleshi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fiter Bajramit.

“Në emër të Kryeministrit Rama dhe qeverisë re dua të uroj mysimanët shqiptarë brenda vendit dhe në trevat jashtë tij, gëzuar festën e bukur të Bajramit. Ditët e bukura dhe të gëzuara si Bajrami vijnë pas sakrificave. Le t’i qëndrojmë këtij mesazhi sa hyjnor aq edhe njerëzor duke pritur ditët e begata që presin gjithë shqiptarët” u shpreh Peleshi.

Basha uron myslimanët: Sakrifica e Ramazanit t`u kthehet në mirësi

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pasi uroi besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit vlerësoi sakrificën e atyre që kanë agjeruar duke i uruar që kjo sakrificë t`u kthehet në mirësi.

“Pas javëve të mundimshme të muajit të Ramazanit sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin. Dua ti uroj Gëzuar! Sakrifica e agjërimit, lutjet e tyre u kthefshin në mirësi, dritë për cdo besimtar, Shqipërinë e gjithë kombin shqiptar!” tha kryebashkiaku.

Më pas Basha uroi edhe besimtarët bektashianë, pas një vizite në Kryegjyshatën Bektashiane. “Përcjell urimet për besimtarët bektashinj anembanë Shqipërisë, begati dhe dritë” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here