Dhunë racore në Greqi

racizem“Amnesty International” ka reaguar ashpër ndaj një sulmi të ri mbi dy emigrante nga Pakistani në qytetin Iraklio të ishullit te Kretes.

Sipas organizates, dy emigrantet jane sulmuar ne mes te rruges, pa asnje shkak nga nje grup prej 20 personash te veshur me rroba te zeza, te cilet i kane rrethuar ne fillim me makina dhe motiçikleta, e me pas i kane qelluar me sende te forta dhe me thika.

Ne vazhdim, pasi i kane rrezuar pertoke, i kane shkelmuar per disa minuta. Te frikesuar, emigrantet nuk kane shkuar ne polici per te kerkuar ndihme, por ne zyrat e “Amnesty International” dhe anëtare te kesaj organizate i kane shoqeruar ata per mjekim ne spital pasi kishin frike se do te lajmerohej policia dhe do te deboheshin.

Ne fotografite qe jane publikuar dhe kane shokuar edhe njehere opinionin publik, duken qarte plaget e thella me thike qe kane marre ne dore dhe ne mjeker si dhe shenjat e goditjeve ne brinje dhe ne kurriz.

Sipas “Amnesty International”, sulmi eshte kryer pikerisht disa ore pasi ne kete qytet eshte zhvilluar nje tubim i anetareve te partisë neonaziste “Agimi i Arte”.

Ne deklaraten per shtyp te organizates thuhet se organet greke duhet te veprojne sa me shpejt per te reduktuar rritjen e madhe te sulmeve me motive racore e ksenofobike.

Megjithese ne fund te vitit te kaluar ne Greqi jane ngritur njësi speciale të policisë për perballimin e krimeve me motive racore, ende nuk ka asnje dispozite që do të mbrojë viktimat, emigrantet e paligjshem, qe rrezikojne përzënien e tyre nëse arrestohen, ndërsa nga ana tjeter autoret e krimeve, vandalet neonaziste qe i kane sulmuar mbeten te lire, pasi nuk denoncohen nga askush.

LSI: Shërbimi i traumës në spitalin ushtarak në gjendje kritike

Nenkryetari-i-LSI-se-Petrit-Vasili
Nenkryetari-i-LSI-se-Petrit-Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Spitali Ushtarak në Tiranë.

Nënkryetari i kësaj partie në një deklaratë për mediat shprehu shqetësimin për gjendej në të cilën ndodhet spitali, teksa nuk ka anashkaluar të vlerësoi punën e jashtëzonshme që bëjnë sipas tij bluzat e bardha pavarësisht kushteve.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se “shërbimi i traumës është në gjendje kritike teksa i ka bërë thirrje qeverisë të adoptojë masa të karakterit emergjent. Vasili ka paralajmëruar se “qeveria e ardhshme do të ketë strategji për mirëfunksionimin e spitalit.

Situata në Egjipt, Ban Ki-moon: Fund protestave

ban-ki-moon1Përleshjet me arme zjarri të një dite më parë në Egjipt, kur forcat e sigurisë bastisën një xhami në Kairo pas shkëmbimit të zjarrit me protestuesit kane sjelle reagimin e sekretarit te Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon. Në një deklaratë, Bank Ki-moon bëri thirrje për t’u dhënë fund protestave të dhunshme dhe u shpreh se është përdorur forcë e tepruar në përgjigje të tyre. Ai tha se parandalimi i vdekjeve të tjera duhet të jetë përparësia kryesore e egjiptianëve në këtë moment.

Komentet e Sekretarit të Përgjithshëm Ban bëhen pas trazirave të djeshme kur një përleshje e armatosur mes forcave egjiptiane të sigurisë dhe luftëtarëve të Vëllazërisë Myslimane të strehuar në një xhami në Kairo, u mbyll me një përfundim paqësor dje, pasi autoritetet u futën në xhami dhe arrestuan disa nga protestuesit, ndërsa lejuan të tjerët të largohen. Ky incident u zhvillua në një kohë që pati goditje sporadike me armë zjarri nga snajperët e Vëllazërisë Myslimane nga minareja e xhamisë.

Shpërthim eksplozivi në banesën e biznesmenit, shkak konkurrenca

policia...Shpërthen banesa e një biznesmeni në kry-eqytet. Ngjarja është shë-nuar mëngjesin e djeshëm, në zonën e Tufinës në kryeqytet, ku si pasojë e një sasie eksplozivi është hedhur në erë banesa në pronësinë e biznesmenit Alban Beka. Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin e shpërthimit, në banesë nuk ka pasur njeri, pasi familja e biznesmenit ka qenë me pushime. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë pasur si motiv konkurrencën, pasi Baka rezulton si pronar i një pike bastesh dhe një palestre në zonën e Tufinës. Por, forcat e policisë po punojnë edhe në pista të tjera hetimi, duke mos përjashtuar as mundësinë se autorët e ngjarjes mund të kenë gabuar edhe objektiv dhe se shënjestra e shpërthimit mund të kenë qenë edhe ndonjë person tjetër.

Policia arrin në këtë konkluzion, pasi dyshohet se eksplozivi është hedhur nga një makinë në rrugë drejt banesës së Bekës, në një distancë prej 100 metrash. Fatmirësisht, nga vendosja e eksplozivit në banesë nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Burime policore sqarojnë se deri tani janë marrë mbetjet e eksplozivit, për t’i dërguar më pas në laborator, me shpresën se do të gjejnë prova të tjera materiale që do ndihmonin për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake mësohet se deri tani policia ka marrë në pyetje të gjithë personat që ka gjetur në vendin e ngjarjes dhe persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për shpërthimin e banesës së Alban Bekës. Burime nga forcat blu bëjnë me dije se policia ka kontaktuar edhe me biznesmenin Baka, i cili, pas njoftimit është nisur menjëherë drejt Tiranës, duke lënë në mes pushimet. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, biznesmeni ka thënë se nuk ka probleme me asnjë person. Gjithashtu ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për personat që mund të kenë bërë një akt të tillë kriminal.

Presidenca: Maxhoranca e re, kërcënime e shantazhe ndaj kreut të shtetit

Bujar NishaniInstitucioni i Presidencës akuzoi sot aktorë të mazhorancës së re qeverisëse për shantazhe, shpifje e kërcënime ndaj kreut të shtetit. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Presidenca shpreh shqetësim për atë që e cilëson si “nisje të një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues”.

Presidenca konsideron si shpifje akuzat e fundit në drejtim të këtij institucioni, për akordimin e fondit shtesë nga qeveria ende në detyrë, që u komentua si një formë shpërblimi që kryeministri Berisha i bëri kreut të shtetit, pas firmosjes së vendimit për shndërrimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në selinë e re të Partisë Demokratike.

Presidenca sqaron se fondi shtesë i akorduar nga qeveria do të përdoret për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013.

“Gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit, janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës përbën një shqetësim të madh për funksionimin e këtij Institucioni. Ky fond, jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013. Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, se nuk do të ndalet në funksionimin e tij dhe përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.”- thuhet në deklaratën e Presidencës.

Misteri i jetës dhe vdekjes së Harry Houdinit

harryIluzionisti i famshëm gjithmonë provokonte policët, në mënyrë që ata ta arrestonin për t’ua dëshmuar se sa lehtë lirohej nga prangat dhe arratisej, për këtë arsye nuk është çudi që mori pseudonimin “Mbreti i prangave”. Houdini edhe sot mbetet mister. Para 137 vitesh lindi iluzionisti amerikan Harry Houdini. Ai ka qenë mjeshtër i magjisë, aktor dhe producent. Për magjinë e tij flitet ende edhe sot. Ai mund të lirohej nga prangat ose zinxhirët sa qel e mbyll sytë, ndërsa më i njohur mbetet për numrat e tij të lirimit nga situata të pamundura, siç janë mbyllja në rezervuar të mbushur me ujë, derisa të gjithë drynat i kishte të mbyllur në zinxhirë. Houdini edhe sot mbetet mister.

Iluzionisti i famshëm gjithmonë provokonte policët, në mënyrë që ata ta  arrestonin për t’ua dëshmuar se sa lehtë lirohej nga prangat dhe arratisej, për këtë arsye nuk është çudi që mori pseudonimin Mbreti i prangave”. Ai pa kurrfarë problemi lirohej nga prangat, zinxhirët, këmishët e të çmendurve… Disa nga numrat e tij edhe sot mbeten mister. Houdini u lind më 24 mars 1874 në Hungari me emrin Erik Weisz. Ai u shpërngul me prindërit në Amerikë më 1878. Si tinejxher nuk i kishte bërë bisht punës së rëndë. Ka punuar si elektricist, rrobaqepës, shegert, fotograf, ndërsa paraqitjen e parë me të cilën Houdini u bë i famshëm më vonë, e kishte ekzekutuar kur ishte vetëm nëntë vjeçar. Në biografinë e tij thuhet se kishte vendosur ta ndryshonte emrin në Harry Houdini sipas shembullit të magjistarit të madh francez Robert Houdini.

Magjepsja pas aeroplanëve

Kur e kuptoi se dëshiron të bëhej iluzionist me ditë të tëra bënte përgatitjet në shtëpi dhe nuk iu nevojit shumë kohë për tu bërë i famshëm. U martua në moshën 19 vjeçare dhe bashkëshortja Wilhelmina Beatrice Rahner gjithmonë i qëndroi pranë. Për fat të keq, nuk patën fëmijë. Një kohë Houdini ishte i magjepsur pas aeroplanëve, bile ai përfundoi edhe shkollën për pilot. Thuhet se, ai ka qenë piloti i parë i cili arriti të fluturojë nga Amerika për në Australi. Edhe pse u argëtua për një kohë me punën si pilot, megjithatë ai nuk mundi ta harronte dashurinë e tij të parë. Iu bashkua një cirku shëtitës dhe pas vetëm një turneu u bë i famshëm për magjinë e tij. Edhe turneu i tij evropian doli shumë i suksesshëm. Gjithmonë i shkonte për dore tu ikte policëve pas prangosjes dhe të arratisej.

Dyshime për shkathtësitë e tij

Ai publikoi edhe disa libra në të cilat zbuloi disa nga sekretet e numrave të tij, ndërsa provoi edhe talentin e tij si aktor. Edhe pse u përpoq t’i shpjegonte numrat ekzistojnë shumë dyshime lidhur me të, e më së shpeshti flitet se ai ka qenë agjent sekret. Sipas versionit zyrtar, numri i fundit i Houdinit ka qenë ai në Garrick Theatre. Dëshmitarët thonë se për vdekjen e tij është përgjegjës studenti J. Gordon Whitehead i cili tha se iluzionisti nuk mund t’i rezistojë goditjeve të tij në bark dhe të gjitha tregimet për durimin e pragut të dhimbjes që Houdini pretendonte se e kishte ishin thjeshtë imagjinatë.

Iluzionisti amerikan megjithatë me dëshirë tregoi pllakat e muskujve të barkut dhe e lejoi njerëzit ta godisnin në abdomen. E lejoi edhe Whiteheadin, por nuk ishte bërë gati për goditjen kur sfiduesi e zuri në befasi dhe me tërë fuqinë e goditi disa herë. Megjithatë, edhe sot ekzistojnë shumë paqartësi lidhur me vdekjen e tij. Vite më vonë kishte nisur një hetim për vdekjen e tij dhe ishte vërtetuar se disa fakte nuk përputheshin. Njëra prej hamendësimeve ishte se ai ishte helmuar me arsen. Amerikanët edhe sot e përmendin shpesh iluzionistin e madh, i cili edhe sot vlerësohet si ndër më të mëdhenjtë. Për këtë arsye nuk është çudi që për nder të tij Google sot ka ndryshuar edhe logon e saj.

Etrit Berisha thuajse i Lacios, Samir Ujkani mbetet te Palermo

Etrit-Berisha
Etrit Berisha Foto LSA

Pas fitores 2-0 në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, ku Etrit Berisha mbrojti plot sukses kuadratin e portës kuqezi, duket se destinacioni më i shpejtë është Lacio e Serisë A. Vetë portieri shqiptar, që luan me Kalmarin në kampionatin suedez, ka pranuar se shumë shpejt, madje në një nga këto ditë, nuk është çudi që veshë fanellën bardhekaltër.

Etrit Berisha është në pritje të pasaportës suedeze, që do t’i mundësonte të luante jo si i huaj në kampionatin italian, pasi siç dihet, pjesëtarët e Komunitetit Europian nuk quhen të huaj dhe nuk numërohen si të huaj në fushën e lojës dhe prandaj preferohen më shumë. Portieri i kombëtares shqiptare është grumbulluar për herë të parë në vitin 2011 dhe në momentin që është aktivizuar në portën kuqezi, e ka fituar rolin e titullarit, duke lënë në stol pikërisht portierin me eksperiencë Samir Ujkani. Ky i fundit do të qëndrojë te Palermo në Serinë B, pasi presidenti i kësaj skuadre ka deklaruar se nuk e lëshon atë. Etrit Berisha është aktivizuar i plotë në 6 ndeshje të kombëtares, duke bërë paraqitje vërtet mbresëlënëse. Vlera e tij ka shkuar 1 milionë euro.

Lazarat, minohet fshati për të mos hyrë policia

lazarat-albania-cannabis“Kryengritja” e banorëve të Lazaratit ka arritur kulmin këtë verë, ku veç kundërshtimeve të policisë me armë që kanë ndodhur çdo vit, duke i kthyer mbrapsht forcat e rendit, sivjet ata kanë minuar çdo shteg që të çon në fshat, me qëllim që bimët narkotike të mos cenohen.

Informacioni konfidencial vjen nga brenda fshatit, nga i cili mësohet se janë grosistët e trafikut të drogës, ata që kanë vendosur minat.

Kjo veprimtari nuk është konfirmuar nga policia, por mësohet se çdo natë, qielli mbi Lazarat skuqet nga gjurmëlënës dhe predha mitralozi, që dëgjohen në të gjithë Gjirokastrën. Nga ana tjetër, pavarësisht përpjekjeve të policisë me postblloqe të ndryshme, Lazarati vazhdon të furnizohet me punëtorë, pleh dhe ujë për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas informacioneve të besueshme, vendosja e minave në shtigje që të çojnë drejt zonave, ku kultivohet masivisht kjo bimë e ndaluar narkotike, është realizuar pas operacionit të ndërmarrë nga policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të bllokuar çdo rrugëdalje të Lazaratit, me qëllim minimizimin e trafikut të drogës. Ky operacion, si çdo vit është kryer në largësi të fshatit, duke shoqëruar në polici persona që punësohen për korrjen e bimës narkotike, por edhe duke bllokuar autobotet me ujë dhe kamionët me pleh që përdoren për kultivimin e kësaj droge në fshatin e njohur në gjithë Europën për prodhimin e tij.

Njëkohësisht, banorë të fshatit shprehen se minat janë vendosur edhe nga frika e vjedhjes së bimës së korrur në disa parcela, pasi kohët e fundit janë shtuar konkurrentët, të cilët përfitojnë nga sezoni, duke e trafikuar vetë nëpërmjet rrugëve malore.

Megjithatë, pavarësisht mënyrave të përdorura nga banorët për mbrojtjen e lëndës narkotike, i patjetërsueshëm mbetet fakti se Lazarati nuk ndalet në kultivimin e parcelave me kanabis. Në fshat mbizotëron gjelbërimi nga plantacionet e mbjella me kanabis, ndërsa punëtorët vazhdojnë të shkojnë me furgonë dhe kamionët dhe botet me ujë hyjnë lirshëm në Lazarat. Policia duket e paaftë për të mbajtur nën kontroll lëvizjet në fshatin e konsideruar si vatra kryesore e kultivimit të bimës narkotike. Furgonët për në Lazarat nuk qëndrojnë më në qytetin e Gjirokastrës, por kanë ndërruar stacione duke ndaluar në zona të ndryshme. Shoferët zgjedhin kohën kur postblloku i policisë lëviz nga një pikë në tjetrën për të futur në fshat punëtorët, ndërkohë që e njëjta praktikë ndiqet edhe për mjetet ndihmëse.

Nga ana tjetër, ndërsa policia ka bllokuar rrugët tradicionale të furnizimit me ujë, vetëm 1 km më larg janë hapur shtigje të tjera dhe botet hyjnë lirisht për në fshat. Policia e Gjirokastrës, e mbështetur edhe nga forcat speciale, ka deklaruar se do të ndërhyjë në terren brenda pak ditëve, por planit operacional duhet t’i jepet OK nga krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.

Kjo nuk është hera e parë që policia ndërmerr aksione të tilla, por prej vitesh, fshati i kanabisit ka dalë jashtë kontrollit.

Fshati që ka dëshmuar për më se një dekadë se është një territor i pakontrolluar dhe i padepërtueshëm nga policia dhe shteti, pasi mendohet se banorët e tij janë të armatosur, vazhdon procesin e kultivimit të kanabisit i pashqetësuar. Grupe personash të armatosur vendosen në pozicione strategjike nëpër kodrat periferike dhe jo vetëm që vëzhgojnë çdo lëvizje në hyrjet dhe daljet e fshatit, por herë-herë realizojnë qitje në ajër me lloj-lloj armësh. Kjo përbën rrezik për jetën e udhëtarëve në rrugën nacionale Kakavijë-Gjirokastër, për banorët e lagjeve periferike të Gjirokastrës; Zinxhira, Manalat dhe Cfakë, si dhe për banorët e fshati Dervician në anën tjetër të Lazaratit. Edhe forcat speciale që kanë tentuar të hyjnë brenda plantacioneve me kanabis, kanë hasur në kundërshtime të ashpra me armë, falë edhe terrenit, që u jep përparësi trafikantëve të drogës.

*T.CH

Një burrë duke shitur pëlhura në liqenin Dal

Një burrë duke shitur pëlhura në liqenin Dal, Indi. (Danish Ismail, Reuters/Contrasto)
Një burrë duke shitur pëlhura në liqenin Dal, Indi. (Danish Ismail, Reuters/Contrasto)
Një burrë duke shitur pëlhura në liqenin Dal, Indi. (Danish Ismail, Reuters/Contrasto)

Liqeni i kripur i Osoyoos në Kanada

liqeneLiqeni përbëhet nga 365 pishina të ndara dhe mbulon një zonë prej 56 akër. Duke qënë një liqen i kripur endorheik, Osoyoss nuk lidhet me asnjë liqen apo lumë tjetër. Liqeni i mbyllur është i pasur me minerale, duke shënuar një sasi të lartë të kalciumit, sulfat magneziumi dhe sulfat sodium. Përvec këtyre, liqeni përmban një sasi të vogël titani dhe argjendi. Përqëndrimi i lartë i mineraleve i jep liqenit një pamje të pazakontë duke e bërë atë një vend të rëndësishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi mineralet u përdorën në bërjen e municioneve për luftë. Vecanëria këtij liqeni i është dhënë nga këto minerale, sepse kur uji avullohet gjatë stinës së verës, liqeni merr ngjyra të ndryshme në varësi të mineraleve të pranishëm. Në liqenet e ndryshëm mund të vësh re ngjyra të bardhë, blu, të verdhë apo të gjelbër.